Flash

Zelensky: Nëse vdes Putin, lufta mbaron menjëherë

Lapsi.al 12 December 2022
Zelensky: Nëse vdes Putin, lufta mbaron menjëherë

“Me vdekjen e presidentit rus Vladimir Putin, lufta në Ukrainë do të përfundonte”. Këto janë fjaët e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për David Letterman në programin e tij në Netflix. “Le të supozojmë se Putini ftohet keq dhe vdes. Apo nëse ai bie aksidentalisht nga dritarja dhe vdes. A do të vazhdojë lufta?" – ishte pyetja e Letterman. Zelensky u përgjigj prerë: "Jo". Më pas shtoi: "Nuk do të kishte luftë. Jo."

"Regjimi autoritar është i rrezikshëm sepse përfshin rreziqe të mëdha. Nuk mund të lejosh që vetëm një person të ketë kontroll mbi gjithçka. Sepse, kur ai dështon, institucionet ndalojnë", - shpjegoi Zelensky. Intervistë ishte regjistruar në tetor në Kiev në thellësinë e një metroje 300 metra nën tokë.

"Kështu ndodhi në Bashkimin Sovjetik. Pastaj gjithçka u shemb. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se nëse ai largohet. Do ta kenë të vështirë. Ata do të duhet të merren me politikë të brendshme në vend të punëve të jashtme” –tha lideri ukrainas. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zbardhet takimi Kurti-Escobar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në zyrën e tij zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe të ...

20:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI