Flash

Tajvani: Kina po gjen pretekst për sulmet e ardhshme

Lapsi.al 12 December 2022
Tajvani: Kina po gjen pretekst për sulmet e ardhshme

Kina po përpiqet të gjejë një pretekst tjetër për sulmet e ardhshme në ishull, sipas një deklaratë të ministrit të saj të jashtëm, pas një viti rekord kërcënimesh dhe inkursionesh ushtarake, sipas The Guardian.

Në një intervistë ekskluzive me Guardian në Taipei, Josep Wu tha se kërcënimi ushtarak kinez po “bëhej gjithnjë e më serioz”, me një rritje pesëfish të inkursioneve të avionëve luftarakë në zonën e mbrojtjes së Tajvanit që nga viti 2020.

Rikujtojmë se në gusht, kryetarja e Dhomës së SHBA-së, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin. Zyrtarët kinezë thanë se stërvitjet, të cilat përfshinin lëshimin e raketave, ishin një taktikë e bllokadës që një ditë do t’i përdornin realisht kundër Tajvanit.

Analistët vunë në dukje se shkalla e stërvitjeve sugjeronte se ato mund të ishin planifikuar prej kohësh dhe vizita e Pelosit thjesht i dha Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA) një pretekst.

“Dhe ne jemi mjaft të sigurt se kinezët mund të duan të përdorin një pretekst tjetër për të praktikuar sulmet e tyre të ardhshme kundër Tajvanit. Pra, ky është një kërcënim ushtarak kundër Tajvanit”, tha Wu.

Ministri tha se nuk ishin vetëm përpjekjet ushtarake të Kinës që po rriteshin, por një “kombinim presionesh”, duke përfshirë detyrimet ekonomike, sulmet kibernetike, dhe përpjekjet diplomatike për ta izoluar Tajvanin ndërkombëtarisht.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI