Flash

SPAK nën presion: Po hetojmë për Agaçin, Ahmetajn, Gjiknurin dhe Naçon!

Lapsi.al 12 December 2022
SPAK nën presion: Po hetojmë për Agaçin, Ahmetajn,

Pas publikimit të emaileve që tregojnë se Klodian Zoto kishte paguar qëndrimin e Arben Ahmetajt në disa hotele jashtë vendit, prokurorët e SPAK janë nën presionin e dyshimeve se mund ta kenë shmangur ish.zvkryeministrin nga hetimet. Minimumi, nuk kanë marrë në pyetje për inceneratorët dhe nuk kanë verifikuar lidhjet e tij me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

Të gjendur nën këtë presion, prokurorët kanë kaluar mesazhin se hetimet ende vazhdojnë për disa nga protagonistët e qeverisjes në dy mandatet e socialistëve.

Kështu, në fund të njoftimit se hetimet për inceneratorin e Elbasanit u mbyllën, SPAK njoftoi se ka ndarë çështjen penale për disa dosje të tjera, mes të cilave:

1) miratimin e V.K.M nr.907 që ka miratuar sigurimin e financimit të nevojshem të kontratës së konçensionit, ose hetimi për Ëngjëll Agaçin

Vendimi i qeverisë me nr.907 kaloi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave procedurën e famshme “negociim pa shpallje”, e cila u propozua nga çifti Koka-Bllako, që sot janë në burg.

Prokurorët thonë se Lefter Koka mori ryshfet për pikërisht se zgjodhi ta japë konçensionin me këtë procedurë. Por si kaloi “negociimi pa shpallje” në mbledhjen e qeverisë? A nuk u krye një kontroll për ligjshmërinë e dokumentave që i propozohen qeverisë?

Këtë kontroll duhet ta kryente Sekretari i Përgjithshëm i Ramës, Ëngjëll Agaçi. Ai u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK në datën 15 Tetor. Justifikimi i tij ka qenë se kontrata ishte për “sigurimin e financimit”, pra vetëm sa për të dhënë paratë për konçensionin dhe për këtë qeveria është e detyruar me ligj.

Lexo edhe: Në SPAK për inceneratorët/ Pse e akuzon opozita Ëngjëll Agaçin

Lexo edhe: Faturat e inceneratorëve, si çarteri i Ramës

2) – Përgjigjet pozitive të ministrive lidhur me zbatimin e proçedurës “negocim pa shpallje”, ose hetimet për firmat e Gjiknurit, Ahmetajt dhe Naços

Para se të kalonte në qeveri, procedura “negociim pa shpallje” e kërkuar nga Lefter Koka dhe Alqi Bllako ka marrë edhe miratimin e disa ministrive të tjera. Procedura që nuk parashikohej në ligj u konfirmua në disa shkresa mes Lefter Kokës dhe ministrave Ahmetaj, Gjiknuri dhe Naço.

Ahmetaj e shprehu miratimin në datën 14 Nëntor të vitit 2014 që është “parimisht dakord” për t’i dhënë kompanisë Albtek Energy koncesionin/PPP për inceneratorin në Elbasan.

Gjiknuri e dha përgjigjen e tij në shkresën e datës 17 Nëntor të vitit 2014 duke saktësuar se “përzgjedhja e procedurës së koncesionit është e drejtë e Autoritet Kontraktor”.

Po në këtë pjesë të sqarimit, SPAK saktëson se ka

Përfshirë në hetime edhe “provat dhe dokumentet që janë gjetur dhe janë nxjerrë nga kompjuterat e sekuestruara në banesën e të pandehurit Klodian Zoto”./Lapsi.al

https://spak.al/2022/12/12/njoftim-kerkese-per-gjykim/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI