Flash

Publikohet fotoja e parë e Joaquin Phoenix nga vazhdimi i 'Joker'

Lapsi.al 12 December 2022
Publikohet fotoja e parë e Joaquin Phoenix nga vazhdimi i 'Joker'

Regjisori Todd Philips ka publikuar së fundmi foton e parë të Joaquin Phoenix nga vazhdimi i Joker.

"Dita 1. Djali ynë. #joker", shkroi Phillips poshtë imazhit  i cili tregon Phoenix-it duke u rruar me kokën e përkulur mbi një lavaman në Arkham Asylum.Skenari i hap rrugën personazhit të tij që të dashurohet dhe të bashkohet me Dr. Harleen Quinzel (a.k.a. Harley Quinn), roli i dashur i DC-së të cilin Lady Gaga e fitoi në gusht. Ajo e konfirmoi lajmin në mediat sociale.

Margot Robbie, e cila luajti Harley-n në të dy filmat "Suicide Squad" dhe në "Bards of Prey" të vitit 2020, tha në tetor se ishte "shumë e lumtur" për vendimin.“Është një nder i madh të kesh ndërtuar një themel mjaft të fortë sa që Harley tani mund të jetë një nga ata personazhe që aktorët e tjerë mund të luajnë”, uu shpreh Robbie për MTV. "Dhe unë mendoj se ajo do të bëjë diçka të pabesueshme me të."

Phoenix ngacmoi një vazhdim të mundshëm tetorin e kaluar pasi Phillips ishte në bisedime për të drejtuar një vazhdim të filmit që fitoi më shumë se 1 miliard dollarë në mbarë botën."Dua të them, nuk e di. Që kur ishim duke xhiruar, filluam të mendonim për një vazhim," tregoiPhoenix për The Playlist. "Ka disa gjëra që ne mund të bëjmë me këtë djalë dhe mund t'i eksplorojmë më tej. Por nëse do ta bëjmë me të vërtetë? Nuk e di."

Pasi fitoi çmimin e tij të parë Oscar për performancën e tij në Joker, Phoenix raportohet se do të marrë një pagë prej 20 milionë dollarësh për vazhdimin, sipas Variety. Joker: Folie á Deux do të dal në kinema më 4 tetor 2024./Lapsi.al

Të këshilluara

Bad Bunny merr pauzë nga muzika

Bad Bunny është gati për një pushim. Në një intervistë  të fundit me Billboard, artisti  tha se viti 2023 do të jetë viti i tij për t'u ulur dhe për të shijuar ...

12:58

Getinjo: “Toka është e sheshtë”

Getinjo në veçanti është kthyer në një nga banorët më të komentuar në shtëpinë e famshme të BBVK. Deklaratat e tij po marrin vëmendjen e publikut dhe teoritë...

16:03

Gjendet i pajetë djali i Tina Turner

Këngëtarja legjendare Tina Turner, po kalon një nga momentet më të vështira në jetë pasi djali i saj Ronnie, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles di...

13:10

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI