Flash

Princ Harry: Familja ka mbajtur gjithmonë anën e William

Lapsi.al 12 December 2022
Princ Harry: Familja ka mbajtur gjithmonë anën e William

Princ Harry ka sulmuar sërish familjen mbretërore. Ai ka deklaruar se familja e tij ishte shumë  "e gatshme të gënjente për të mbrojtur" Princin William, por nuk arriti të kujdesej për të.

Traileri zyrtar për gjysmën e dytë të "Harry & Meghan" të Netflix tregon ciftin duke reflektuar mbi vendimin e tyre për të  ikur në Kaliforni. Ata përshkruajnë largimin e avionit të tyre nga MB si një "fluturim i lirisë.”

Traileri vazhdon duke pohuar se familja mbretërore po "rekruton praktikisht njerëz" për të shpërndarë histori të rreme për çiftin.“Ata ishin të gatshëm të gënjenin për të mbrojtur vëllanë tim. Por kurrë nuk ishin të gatshëm të tregonin të vërtetën për ne,” thotë Harry. Klipi  më pas tregon pamjet dhe fotot e Sussex-ëve dhe dy fëmijëve të tyre duke jetuar  në Montecito. "Na dha një shans për të krijuar atë shtëpi që kishim dashur gjithmonë," thotë Markle. “Gjithmonë jam ndjerë sikur kjo ishte një luftë për të cilën ia vlen të luftosh”, shton Harry.

Tre episodet e para të dokumentarëve u shfaqën premierë më 8 dhjetor. Tre të dytët do të transmetohen këtë të enjte, më 15 dhjetor. Pjesa e parë e ndoqi dyshen përgjatë miqësisë së tyre, e cila filloi pasi Harry pa Meghan në Instagram në 2016-ën. Episodet e ardhshme do të trajtojnë grindjen shumëvjeçare të Harrit me William si dhe daljen e bujshme mbretërore të tij dhe Markle./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/12/11/vellai-i-meghan-markle-reagon-ndaj-dokumentarit-qesharake/

Të këshilluara

Jo vetëm humbje për Kanye West

Kanye West mund të mos nderohet më kurrë me një çmim në lidhje me muzikën, por një organizatë i ka dhënë atij titullin “Antisemiti i Vitit”. Ye është shpallur ...

14:15

Zbulohen aktorët e 'Mean Girls The Musical'

Të premten, Paramount zbuloi protagonistët e filmit të ardhshëm Mean Girls The Musical. Filmi është një përshtatje e shfaqjes së Broadway 2018, e cila u bazua n...

13:47

Përse Cardi B hoqi mbushjet e të pasmeve

Sikurse e kemi parë në familjen Kardashian, trendi i të pasmeve të mëdha po ndryshon. Diçka e tillë së fundmi duket se është "përqafuar" edhe nga Cardi B e cila...

12:46

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI