Flash

Kastro Zizo nderohet me çmimin “Artisti i Vitit” në Washington DC

Lapsi.al 12 December 2022
Kastro Zizo nderohet me çmimin “Artisti i Vitit” në

Kastro Zizo ka marrë së fundmi një çmim të rëndësishëm  në Washington DC.  Zyra e Senatorit Schumer nderoi artistin si Artistin e Vitit 2022, “ për kontributin si artist dhe aktivist i të drejtave të njeriut.

Lajmi u konfirmua  nga Kastro përmes Instagram. “Ky dhjetor festash më solli dhuratën më të bukur! Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin se jam nderuar me cmimin ‘Artisi i Vitit’ per vitin 2022, për arritjet dhe kontributin tim si artist dhe aktivist i të drejtave të njeriut. Vlerësimi me këtë cmim u bë i mundur prej propozimit të komunitetit artistik të New Yorkut.

Me kerkesë nga zyra e senatorit të ShBA në New York, z. Chuck Schumer, eshtë ngritur flamuri në majën e ndertesës së Kongresit Amerikan në Washington DC. Ky cmim më jepet në celebrimin e Ditës Botërore të të Drejtave të Njeriut nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Dua të shpreh një mirenjohje te thelle ndaj senatorit Chuck Schumer i cili ka qeneë perherë një ze i fuqishëm përkrahës për shqiptaret në Shtetet e Bashkuara dhe ka luftuar per te drejtat e tyre jashtë ShBA-së. Një falenderim i përzemërt shkon edhe për komunitetin artistik të New Yorkut, te cilët më vlerësuan të denjë dhe propozuan Klevis Begën për ketë cmim!

Puna disavjecare në luftën kundër pabarazisë dhe diskriminimit me bazë gjinore. Përpjekjet e pareshtura për të mbështetur dhe promovuar të rinjte shqiptar dhe jo vetëm, janë ato qe më sollen perpara këtij momenti kaq përulës për mua! Kjo pasi ky cmim vjen me nje ndjesi të shtuar përgjegjesie për mua dhe shoqatën të cilën unë drejtoj;‘E ardhmja ime, e tashmja ime’, e cila do të vazhdojë misionin e nisur me projekte të reja… Stay tuned!”, shkroi Kastro Zizo.

Të këshilluara

Zbulohen aktorët e 'Mean Girls The Musical'

Të premten, Paramount zbuloi protagonistët e filmit të ardhshëm Mean Girls The Musical. Filmi është një përshtatje e shfaqjes së Broadway 2018, e cila u bazua n...

13:47

Përse Cardi B hoqi mbushjet e të pasmeve

Sikurse e kemi parë në familjen Kardashian, trendi i të pasmeve të mëdha po ndryshon. Diçka e tillë së fundmi duket se është "përqafuar" edhe nga Cardi B e cila...

12:46

Bad Bunny merr pauzë nga muzika

Bad Bunny është gati për një pushim. Në një intervistë  të fundit me Billboard, artisti  tha se viti 2023 do të jetë viti i tij për t'u ulur dhe për të shijuar ...

12:58

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI