Flash

Ç’po ndodh/ Shkon në 3 numri i gazetarëve që ndërrojnë jetë në Katar

Lapsi.al 12 December 2022
Ç’po ndodh/ Shkon në 3 numri i gazetarëve që

Janë tashmë 3 gazetarë që kanë ndërruar jetë papritur dhe në mënyrë misterioze teksa raportonin për Kupën e Botës në Katar. I fundit është Roger Pearce, drejtor teknik i transmetuesit londinez ITV Sport. Ai ndërroi jetë pas një sëmundjeje që e kishte prej kohësh. Siç raportojnë mediat britanike, Pearce po mbulonte turneun e tij të 8-të të Kupës së Botës.

"Ne kemi një lajm shumë të trishtuar për t'ju sjellë nga këtu në Katar. Drejtori ynë teknik, Roger Pearce, i cili ishte këtu për të përcjellë Kupën e tij të 8-të Botërore, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë” – tha kolegu i tij. Drejtori dhe miku i tij, Neil Stainsby i BBC-së tha se ai do të tërhiqej nga profesioni pas 5 javësh.

Pearce filloi karrierën e tij si inxhinier në Grampian TV dhe punoi në kanale të tjera ITV si TVS dhe Meridian, përpara se t'i bashkohej rrjetit sportiv ITV me kohë të plotë në 2001 për t'u bërë drejtor teknik i tij në 2008.

Vdekja e Roger Pearce më 21 nëntor i parapriu asaj të gazetarit amerikan Grant Wahl. 48-vjeçari u rrëzua në tokë dhe vdiq teksa mbulonte ndeshjen Holandë-Argjentinë. Ditët e fundit, ai ishte ndaluar për pak kohë nga autoritetet e Dohas për veshjen e një bluze ylberi në mbështetje të të drejtave LGBTQ.

Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë të qarta, por ditët e fundit ai ishte ankuar se nuk ndihej mirë. Ai kishte shkuar në qendrën e shtypit, duke besuar se kishte bronkit. Atij i kishin dhënë shurup për kollën dhe ibuprofen. Ai më vonë tha se ndihej më mirë.

"Nuk është kampionati im i parë botëror - tha ai në raportimin e tij. Unë kam bërë 8 ... dhe jam sëmurur çdo herë. Është vetëm një çështje për të gjetur një mënyrë për të kryer punën".

Pas Grant Wahl, një tjetër gazetar vdiq gjithashtu gjatë Kupës së Botës në Katar. Fotoreporteri i Al Kass TV, Khalid al-Misslam vdiq papritur.

"Ne besojmë në mëshirën dhe faljen e Allahut për të dhe i dërgojmë ngushëllimet më të thella familjes së tij. Të gjithë jemi të Allahut dhe kthehemi tek Ai", tha Al Kass TV duke njoftuar vdekjen e al-Misslam. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zbardhet takimi Kurti-Escobar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në zyrën e tij zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe të ...

20:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI