Flash

Berisha: Rama organizoi atentatin ndaj meje

Lapsi.al 12 December 2022
Berisha: Rama organizoi atentatin ndaj meje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me sulmin ndaj tij në protestën e 6 dhjetorit, ku u qëllua me grusht nga një qytetar.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se sulmi ndaj tij u organizua nga Rama, pasi ky i fundit nuk e kontrollon dot më opozitën.

“Për fat të keq ai kishte edhe kreun e opozitës, siç faktojnë dhe kjo atij i ka dalë jashtë kontrollit. Pas përpjekjesh të jashtëzakonshme për ta mbajtur nën kontroll ai këtu e ka humbur betejën dhe tani nëpërmjet procesit gjyqësor kërkon të marrë me çdo kusht flamurin e PD në njërën anë dhe në një akt të pashembullt në 30 vite, në një akt kriminal, ai organizoi një atentat me një kamikaz pa eksploziv ndaj Sali Berishës. Tani jemi këtu dhe keni ndjekur të gjithë debatin që zhvillohet. Sot nuk ka asnjë njeri që vë në dyshim se krimineli i përzgjedhur ishte atë ditë në një mision të strukturuar, organizuar dhe nuk kishte asgjë rastësore. E para. Por vijmë te një çështje e dytë. Edi Rama sipas disave ishte njeriu më i painteresuar. Unë ju them atyre se në Shqipëri, nuk ka një të dytë që të ishte i interesuar për atë gjë. Në Ballkan ishte i interesuar Vuçiçi se i ka shprehur ato. Por unë tani nuk kam pse të rri me teori të vjetra, sepse absolutisht njeriu më i interesuar ishte Edi Rama, për arsye se ai mendoi se në zhurmnajën e madhe të samitit do të mund të japë një goditje të përmasave të papërcaktuara, një goditje kundërshtarit politik dhe forcës që ai përfaqësor. E them këtë edhe njëherë sepse nuk ka njeri të dytë në Shqipëri që është më interesuar se ai. Tani atij opozita i ka dalë dore dhe nuk e kontrollon dot me asgjë”, theksoi kryedemokrati.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI