Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Anglia kthen një grup shqiptarësh në Tiranë, mes tyre të dënuar me 26 vjet burg

Lapsi.al 12 December 2022
Anglia kthen një grup shqiptarësh në Tiranë, mes tyre

11 shqiptarë janë depërtuar nga Anglia për në Tiranë, të cilët ishin dënuar drogë dhe migrim të paligjshëm. Sipas medias britanike 'Daily Mail' mes të deportuarve ka edhe të dënuar me disa vite burg për drogë. Gjithashtu ka edhe emigrantë të paligjshëm. Në fluturimin drejt Shqipërisë, ishte edhe një burrë, i dënuar me mbi 26 vjet burg, pasi akuzohej për krime të ndryshme në fushën e narkotikëve. Pjesa tjetër ishin persona të cilët kanë kaluar kanalin e “La Manshit” në mënyrë ilegale.

Në artikull ndër të tjera bëhet me dije se grupi i shqiptarëve shoqërohej në avion nga 30 zyrtarë britanikë. Ata ishin vendosur nga autoritetet vendase për t’u siguruar që të depërtuarit të mos ia mbathin kur të mbërrijnë në Shqipëri.

Home at last: The man in green was among group of Albanians who returned to Tirana on Thursday

Pasi mbërritën në aeroportin e Rinasit, ata u morën me një autobus nga policia e shtetit. Këtu atyre iu morën shenjat e gishtave dhe më pas dokumentet e identifikimit. Atyre iu vendos edhe ekspulsi në drejtim të zonave të Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen.  Te deportuarve u ndalohet lëvizja në zonën Shengen për 3 vite. Sipas Daily Mail, kjo do t’i ndalojë ata që të kthehen në Francë dhe nga aty, të kalojnë më pas në Angli.

Në tetor Anglia ka kthyer 120 shqiptarë të dënuar dhe të hyrë në vend ilegalisht. Daily Mail ka marrë asokohe në intervistë dy prej të kthyerve, të cilët kanë treguar se nuk kërkonin azil, por një jetë më të mirë. Deportimet kanë vijuar edhe në nëntor.

Të këshilluara

Lezha nën ujë, 400 ha tokë të përmbytura

Reshjet e shiut të rëna gjatë fundjavës kanë shkaktuar probleme të shumta në disa qarqe të vendit. Fryrja e lumenjve dhe përrenjve ka bërë, që në disa zona të k...

09:36

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI