Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Faturat e inceneratorëve, si çarteri i Ramës

Lapsi.al 12 December 2022
Faturat e inceneratorëve, si çarteri i Ramës

Djalja e dokumentave të pagesave, që bosët e inceneratorëve kanë bërë për ish ministrin Arben Ahmetaj, ka ndezur edhe njëherë turlilloj teorish konspirative, që mëtojnë të fokusohen në detaje, duke shmangur pamjen e pikturës së madhe. 

Disa ngrenë pikpyetjen se si është e mundur që një reporter, përpra se ta botojë lajmin në median ku punon, ashtu sikurse do bënte çdo gazetar, shkon e i drejtohet SPAK? Të tjerët pyesin se përse autorit të scoop-it, ia shpërfill lajmin Report TV dhe ia bombardon Top Channel, që ngjan si palë e interesuar në këtë aferë? Të tretë pretendojnë se kjo është një lojë për të goditur prokurorinë dhe për ta mbajtur atë nën presionin e pushtetit, ndërsa ka dhe të tjerë, që e shohin të gjithën si një hakmarrje midis ish protagonistëve të inceneratorëve, për të larë hesapet midis tyre.

Natyrisht që secila nga këto hipoteza mund ti’a vlejë të shikohet me lupë, pasi shpesh djalli fshihet në detaje. Secila lëvizje apo tentativë e personazheve të përfshira në këtë mega skandal mund të zbulojë një pistë të re hetimi, apo të ngrejë një pandehmë për atë që ka ndodhur. Por të gjitha këto, në fund të fundit, aq sa janë të rëndësishme për fate të veçanta, po aq rezultojnë të papërfillshme për të kuptuar të tërën.

Lexo me tej:

Inceneratorët në mes/ Ç’ndodhi mes Ramës dhe Ahmetajt

Sepse edhe dokumentat e fundit, ku bëhet zhurmë për pagimin e hoteleve super të shtrenjta, tregojnë një gjë: atë se pronarët e inceneratorëve janë sjellë jo si menaxherë të biznesit të tyre, por si administrues të një malli pa zot. Shpërdorimi i parave për bileta avionësh dhe fatura të çmendura fjetjeje, ç’ka u pa edhe më parë për një punonjëse të komisionit për dhënien e koncesionit, tregon se as Zotos, as Mërtirit, as Gugallës, nuk i dhimseshin si të tyret paratë e këtij investimi. Ata shpenzonin pa kokëçarje se e dinin që do merrnin më pas miliona euro pa vënë ende as një tullë, madje disa fish më tepër se sa kushtonin hekurishtet që pretendonin të montonin në Elbasan, Fier e Tiranë.

Po të njëjtat shpenzime marramendëse kanë bërë ata edhe për pjesën më të madhe të mediave të vendit, duke paguar reklamë absurde në një treg me konkurent të vetëm. 

Ky krim, që as u hetua e madje as përmendet kurrë, sepse në të gjitha krahët kanë ende sot nevojë për ndihmën e TV-ve dhe portaleve që u ushqyen me paratë e ndyra të djegësave, e tregon realisht përmasën abuzuese të kësaj mega vjedhjeje. Dhe aq ironike është kjo, sa Top Channel sot, bën sikur shqetësohet për faturën e një nate në një hotel në Romë.   

Pra, po ti shtosh pagesave për udhtime, qokave për mediat, pagesave për baballarët dhe shokët e djemve edhe paratë e korrupsionit për punët e pakryera, që tashmë kanë dërguar njerëz në qeli, ngrihet një pyetje e thjeshtë: A mos ka qenë ideja e ngritjes së djegsave, një skemë e paramenduar grabitjeje? A mos është konceptuar ajo, që në start, si një mënyrë për të zhvatur buxhetin e shtetit?

Edi Rama e ka mohuar kategorikisht këtë hipotezë. Gjatë marrjes në pyetje në komisionin hetimor ai e mbrojti investimin për pastrimin e qyteteve duke e ndarë atë nga ata që kanë abuzuar pas shpinës së tij. Ai i'u përmbajt idesë që veprat ishin ato të duhurat, ndonëse dikush mund të ketë përfituar gjatë ngritjes së tyre.     

Komisioni hetimor/ Pse Rama zgjodhi të sillet si i pandehur 

Por faktet tregojnë të kundërtën. Këto abuzime marramendëse, që po shfaqen përditë, të lënë përshtypjen, se Mërtiri, Zoto, apo Gugalla, kanë qenë thjesht administrues por jo pronarë të këtij thesari të programuar për tu zhvatur. Ata janë sjellë me investimet në tre qytete, njësoj si Edi Rama me çarterin që e paguan me paratë e shqiptarëve. Asnjë investitor që e ka pronën e tij, qoftë edhe kur fiton një garë në mënyrë koruptive, nuk është kaq dorëlëshuar në shpenzime. Asnjë biznesmen nuk mund të ketë këtë raport të përmbysur mes lekëve që injekton realisht dhe atyre që shpenzon për qoka.

Mjafton ky arsyetim për të kuptuar se historia e inceneratorëve nuk është një punë e mirë ku u vodh nga pak, por një grabitje e madhe ku teproi diçka. 

Pikërisht për këtë është e rendësishme edhe dalja në shesh e faturave të fundit. Jo për të na provuar njohjen e Ahmetajt me Mërtirin, as për të çertifikuar virgjërinë e Top Channel, por për të na ndërgjegjësuar se inceneratorët ishin një projekt grykësie, pasi përndryshe, nuk do paguanin aq shumë plehra, pa djegur realisht asnjë mbetje.    

©Lapsi.al

  

Të këshilluara

Grushti që i çmendi të gjithë

Lajmi që prej ditësh po dominon median dhe diskutimin shoqëror është goditja me grusht e opozitarit Sali Berisha nga një person me probleme të shëndetit mendor....

11:23

Edi Rama ligji dhe Maliqi

Mënyra se si u shemb rezorti Prestizh tregoi edhe një herë se Shqipëria qeveriset nga Maliqi dhe jo nga ligji. Shpejtësia me të cilën u bllokua dhu hodh në erë ...

13:01

Tritol, asgjë personale

Kur televizioni News 24 po transmetonte pamjet e shembjes me tritol të “Prestige resort”, e luajta me shpejtësi telekomandën, për të shmangur një “deja vue” që ...

19:37

Krimi i dyfishtë i Ramës me Irfanin

Vendimi kontrovers për ti futur ruspat njërës prej pasurive më të mëdha të pronarit të News 24, Balkanweb dhe Panorama, ashtu sikurse ndodh rëndom, e ka ndarë o...

19:58

Debilizimi i debatit publik

Pak ditë më parë duke kqyrur një debat rinor në Euronews nuk po u besoja shqisave me atë ç’ka po thoshte një deputete e shumicës nga Elbasani. Me koherencën e d...

15:50

Guri qesharak i Yuri Kim-it

Yuri Kim i është përveshur një përpjekje sizifiane për të shtyrë së paku në kohë dështimin e sigurtë të reformës në drejtësi.  Deklaratat e saj të fundit janë d...

08:35

Zgjedhjet lokale, Rama si Alfred Çako

Turi paraelektoral, që kryeminstri Rama ka nisur në vigjilje të zgjedhjeve lokale të 14 majit, po dëshmon se strategjia e partisë në pushtet edhe këtë herë do t...

17:30

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43