Flash

"Turizmi" i trishtë

Para rreth një muaji më kërkuan që t’i bëja guidë nëpër Tiranë një grupi prej njëzet studentës...

15:06 Redi Saliasi

Serbët: Sonte Kurti do dërgojë forcat speciale në veri

Lapsi.al 11 December 2022
Serbët: Sonte Kurti do dërgojë forcat speciale në veri

Kryetari i Listës Srpska, Goran Rakiç ka paralajmëruar kaos në veri. Ai thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka thënë se “sonte do ta dërgojë ROSU-në dhe njësitë tjera të armatosura deri në dhëmbë”.

Siç raportojnë mediat Rakiq i ka bërë thirrje KFOR-it që “ta parandalojë depërtimin e njësive speciale ”.

“Në një takim me strukturat e tij të sigurisë, Albin Kurti njoftoi se sonte do ta dërgojë ROSU-në dhe njësitë tjera të armatosura deri në dhëmbë në veri të Kosovës për ta përndjekur popullin tonë dhe për të kryer Ollujën”, ka thënë Rakiq

“Ky është momenti kur përgjegjësia është e KFOR-it dhe EULEX-it për ta parandaluar kaosin që po e përgatit Kurti”, ka shtuar ai.

Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Televizioni publik serb raportoi se kjo erdhi pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për barrikadat e vendosura të vendit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI