Flash

Rezultatet e balotazhit në PD/ Në Dibër fituesi merr vetëm 1 votë më shumë

Lapsi.al 11 December 2022
Rezultatet e balotazhit në PD/ Në Dibër fituesi merr vetëm 1

Kanë dalë rezultatet e para nga balotazhi i primareve në Partinë Demokratike. Zgjedhjet u mbajtën këtë të diel në 5 bashki të vendit. Garë e fortë në Dibër ku votuan gjithsej 1140 nga 1600 anëtarë. Besnik Alku mori 565 vota ndërsa rivali i tij Ismail Uka 566 vota. Uka fitoi me 1 votë më shumë. Ai do jetë kandidati zyrtar i PD, për bashkinë Dibër.

Në Fier u shpall fitues i balotazhit Evdar Kodheli me 579 vota. Rivali i tij Artur Mahmutaj mori 360 vota. 10 vota ishin të pavlefshme.

Në Mat votuan 676 anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force. Pas numërimit kandidati Skënder Gjuci mori 478 vota ndërsa Bukurosh Ballabani 190 të tilla. Të pavleshme u gjetën 8 vota. Si fitues për kandidat i PD-së për kryetar bashkie u shpall Skënder Gjuci.

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Bashkinë e Mirditë. Fitues është shpallur Albert Mëlyshi, me 528 vota, ndërsa kandidati, Aleksandër Lala mori 332 vota.

Procesi i balotazhit të primareve u mbyll edhe në Librazhd. Fitues u shpall Shefki Çota me 417 vota, ndërsa kandidati Arianit Leka mori 227 vota. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI