Flash

Bilanci/ Si paraqitet situata në vend për shkak të motit

Lapsi.al 11 December 2022
Bilanci/ Si paraqitet situata në vend për shkak të motit

ipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit.

Në njësinë administrative Ana Malit ka përmbytje ne një sipërfaqe prej 400 ha.

Ka ndërprerje të energjisë elektrike në njësinë administrative Ana Malit, fshatrat Beltojë, Mali Hebe njësia administrative Bërdicë, si dhe njësia administrative Shkrel në Malësinë e Madhe.

Në njësinë administrative Zejmen në Lezhë ka sipërfaqe toke të përmbytur, 50 ha në fushën e Treshit dhe 15 ha në Spiten, ndërsa në njësinë administrative Balldren, ish – këneta e Torovicës ka 200 ha tokë nën ujë.

Në Mirditë ka rritje të prurjeve të përroit të Zmejës, në afersi të qytetit Rrëshen, i cili është në kuotë kritike.

Eshte hapur diga në rezervuarin e Qafmollës në Rrëshen pasi ka arritur pikën kritike, nuk ka shkaktuar probleme deri tani.

Në Kurbin ka prezencë uji në lagjen Sanxhak, qyteti Laç në 15 banesa.

Në lagjen “Granicë” të qytetit të Gjirokastrës përroi i “Çullos” ka shtuar prurjet dhe rrezikon banesat, ndërkohë që është bllokuar lagjja Lenxat në fshatin Lazarat.

Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 200 metra pranë tunelit të Skërficës kanë vërshuar ujërat e një përroi malor.

Midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, një masiv me dhera ka bllokuar rrugën po punohet për largimin e inerteve.

Në Shijak lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, njësia administrative Gjepalaj, ka dalë nga shtrati.

Në Krujë lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, njësia administrative Bubq, ka dalë nga shtrati.

Në Fier ka ndërprerje të energjisë në disa fshatra, ndërkohë që ka tendencë rritjeje të nivelit të lumenjeve Vjosë, Seman dhe Shkumbin.

Në Elbasan ka rënie inertesh ne aksin Elbasan-Qafe Thane, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglice, po punohet nga firmat kontraktore.

Në aksin e Rrugës së Arbërit sipër tuneleve në hyrje të Baypassit në drejtim të Qafë Murrizës, ka rrëshqitje të dherave nga skarpatet në një segment rruge, po punohet për largimin e inerteve.

Në aksin rrugor nacional Burrel – Shkopet në Shkopet ka renie gurësh në rrugë në 2 segmente, kalimi bëhet në një sens.

Forcat e Armatosura, nën koordimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, të gjitha kapacitetet e shërbimit zjarrfikës, mbeten në gatishmëri në çdo rast nevoje.

U bëjmë thirrje banorëve të zonave më të prekura nga reshjet, të bëjnë kujdes gjatë këtyre orëve kritike, të kërkojnë ndihmën e autoriteteve në çdo rast dhe pa vonesë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI