Flash

SHBA dënon incidentet e dhunshme në veri të Kosovës

Lapsi.al 10 December 2022
SHBA dënon incidentet e dhunshme në veri të Kosovës

Shtetet e Bashkuara dënojnë incidentet e dhunshme të ditëve të fundit në veri të Kosovës, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për shërbimin serb të Zërit të Amerikës. Komentet e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit pasojnë incidentet e dhunës në veri të Kosovës. Të enjten një polic u plagos lehtë në një sulm me armë. Tensionet në veriun e Kosovës u rritën me afrimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veriun e vendit. Gjatë javës grupe qytetarësh serbë penguan hapjen e zyrave të Komisioneve komunale të zgjedhjeve. Policia njoftoi për të shtëna e shpërthime, por pa dëme në njerëz.

“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste. Rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”; tha për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet.”

Rritja e tensioneve në veri të Kosovës ka vënë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve më 18 dhjetor. Autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së tyre, gjë që është kërkuar edhe nga diplomatët perëndimorë.

Zgjedhjet u shpallën pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës. Ata u larguan si rrjedhojë e mospajtimeve mbi përdorimin e targave të makinave. Procesi zgjedhor po bojkotohet nga Lista Serbe. Ky është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë përgjatë gjithë 24orëshit. Kjo do të sjellë vranësira të shumta të cilat do të...

08:17

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI