Flash

Kurti: Strukturat ilegale të Serbisë të etur për gjak

Lapsi.al 10 December 2022
Kurti: Strukturat ilegale të Serbisë të etur për gjak

Pas situatës së tensionuar që u krijua në pikëkalimet kufitare Jarinjë e Bërnjak, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili thotë se Kosova nuk dëshiron konflikt, por paqe dhe progres. Megjithatë, Kurti thotë se agresionit do t’i përgjigjen me të gjitha fuqitë që ka Kosova.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook tha se nëse këto veprime nuk dënohen nga BE-ja dhe ShBA’të, atëherë kjo do ta inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës.

Tutje, Kurti tha se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla është në kontakt me Komandantin e KFOR-it Ristuccia.

Kurti tha se barrikadat në veri duhet të largohen.

Komunikata e plotë e kryeministrit Kurti:

Ka disa ditë që Serbia kërcënon Kosovën me agresion. Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Një mijë ushtarë thonë, duke u thirrur në Rezolutën 1244 (1999) të KS të OKB-së.

Ata duan një kthim të dyfishtë. E para, kthim në kohën e Milosheviqit dhe të luftës. Së dyti, që çështja e Kosovës të kthehet në OKB dhe sa më larg BE-së.

Si reagim ndaj propozimit të BE-së të mbështetur nga Franca e Gjermania (dhe ShBA-të), duan kthim te KS i OKB-së ku ndodhet vetoja e Rusisë (dhe Kinës).

Kosova është shtet evropian, demokratik dhe pro-amerikan. Me këtë udhëheqje që ka, Serbia është autokratike, pro-aziatike dhe luftënxitëse. Ne nuk duam konflikt, ne duam paqe dhe progres, por agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi.

Tash që as targat e automjeteve dhe as datën e zgjedhjeve nuk mund t’i përdorin si pretekst, strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale u zbuluan në etjen e tyre për zjarr e gjak.

Çdo mosdënim i vendosur nga ana e BE-së dhe ShBA-ve i kësaj dhune të orkestruar do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës.

Ministri i brendshëm Sveçla është në kontakt me Komandantin e KFOR-it Ristuccia. Barrikadat e kriminelëve me maska në veri duhet të hiqen menjëherë. Kosova është vend i qytetarëve të lirë e punëtorë, pa dallim etnie e feje, gjinie e moshe. Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë. Republika e Kosovës do të fitojë.. Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë. Republika e Kosovës do të fitojë.

Të këshilluara

30 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 30 raste të reja me koronavirus nga 426 testime të kryera. Fatkeqësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën ...

16:34

Aksident me vdekje në Divjakë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Çermë të Divjakës. Mësohet se shtetasi Sh.D., 53 vjeç, duke drejtuar mjetin t...

21:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI