Flash

Berisha: Mediat në gijotinë nga sulmet e Ramës

Lapsi.al 10 December 2022
Berisha: Mediat në gijotinë nga sulmet e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha thekson se Shqipëria renditet 53 vende poshtë Kosovës dhe 4 vende nën Vietnamin komunist për të drejtat e njeriut.

Berisha thekson se këto të dhëna tregojnë se liria e fjalës është në gijotinë nga sulmi i Edi Ramës.

Gjithashtu, Berisha denoncon vendimet e qeverisë dhe kryeministrit që kanë çuar në konfiskimin e mediave kritike me të.

"Kjo situatë dramatike, kjo rrokullisje e tmerrshme në monizëm të plotë është një apel për ndërgjegjen njerëzore, shoqërore dhe politike të çdo shqiptari të ngrihet në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tij dhe me moton vdekje, vdekje monizmit, të mbrojmë liritë dhe të drejtat dhe të shpëtojmë shqiptarët dhe Shqipërinë nga armiku i tyre Edi Rama", shkruan Berisha.

Postimi i plotë

Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Shqipërinë kjo ditë e gjen 53 vende apo shkallë nën Republikën e Kosovës, por edhe katër shkallë më poshtë se sa Vietnami socialist i një diktature komuniste.

Shqiptarët kjo ditë i gjen si vendin e dhunimit masiv të lirive dhe të drejtave njerëzore.

Të dashur miq, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave Njerëzore në Shqipëri janë në gijotinë sot liria e fjalës nga sulmi i Edi Ramës, bastardit të Kristaq Ramës, xhelatit të diktaturës staliniste që firmoste varjen në litar në gusht të vitit 1988 të disidentit Havzi Nela për vargjet e tij kushtuar të drejtave të njeriut.

Në traditën e të atit xhelat, Edi Rama është i vetmi lider në Europë dhe botë që duke mos kontrolluar urrejtjen kongenitale patologjike për mendimin ndryshe mbyll e konfiskon televizione që nuk i nënshtrohen dhe e kritikojnë atë ose për të njëjtat arsye hedh në erë në dhunim flagrant të Kushtetutës dhe ligjeve Resorte Turistike të pronarëve të grupeve mediatike.

Qytetarët shqiptarë kjo ditë i gjen pasi me psedoreformën Sorosiane të Drejtësisë, ky sistem është kthyer në degë ekzekutivi ndaj dhe sot 95% të gjyqeve midis qytetarit dhe qeverisë i fiton qeveria, por dhe më keq falë kësaj reforme që i preu shtyllën kurrizore shtetit shqiptar qytetarët shqiptarë kanë humbur të drejtën e një procesi të drejtë ligjor mbasi ata duhet të presin 10 madje edhe gjer në 20 vite për të gëzuar të drejtën e shqyrtimit të padive të tyre. Njëkohësisht ata vetëm për të afruar afatet e shqyrtimit në gjykata të padive të tyre duhet të paguajnë qimet e kokës.

Qytetarët shqiptarë kjo ditë i gjen në kushtet kur shteti ligjor për shkak të vjedhjes së votave të tyre është zëvendësuar në Shqipëri me shtetin e drogës, krimit, pra narkoshtetin.

Qytetarët shqiptarë kjo ditë i gjen me burgje ferr njerëzor në të cilat vriten vetëvriten e vdesin nga torturat të burgosur të rinj dhe qytetarë të moshave të tjera. Vetëm në një vit në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në Europë u arrestuan në tërësi në një vit 38 qytetarë.

Qytetarët shqiptarë i gjen këto ditë kur në vend ka rënë Kushtetutshmëria dhe nuk ekziston më balanca dhe kontrolli i pushteteve. Ato janë zëvendësuar me pushtetin një partiak apo diktaturën e partisë shtet. Edi Rama duke vjedhur votën ka vendosur në Shqipëri monizmin e plotë. Ai kontrollon sot të gjitha pushtetet. Madje ka në duart e veta 10% pushtet më shumë se sa kishte diktatori i fundit komunist shqiptar në vitin 1981.

Edi Rama me narkoshtetin e tij përdor sot çdo mjet, përfshirë dhunën fizike, për të zhdukur opozitën e vërtetë dhe pluralizmin demokratik në Shqipëri. Për të gjitha këto sipas raportit të fundit të ëorld Justice Project, Shqipëria e Edi Ramës për treguesin e zbatimit të ligjit, d.m.th të shtetit ligjor dhe garantimit me ligj të të drejtave të qytetarëve renditet 53 vende nën Republikën e Kosovës, por edhe 4 vende nën Vietnamin socialist te një diktature komuniste.

Kjo situatë dramatike, kjo rrokullisje e tmerrshme në monizëm të plotë është një apel për ndërgjegjen njerëzore, shoqërore dhe politike të çdo shqiptari të ngrihet në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tij dhe me moton vdekje, vdekje monizmit, të mbrojmë liritë dhe të drejtat dhe të shpëtojmë shqiptarët dhe Shqipërinë nga armiku i tyre Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI