Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Lapsi.al 9 December 2022
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori Shqiptar MBETET në mbziotërimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën e premte, KU pritet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Veriperëndimore. Vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruara reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, POR më të fokusura reshjet pritet të jenë në zonat  Veriore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Jugore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e Europës Qëndrore dhe pjesërisht Ballkani Qëndror do të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje. Gjithashtu prej disa ditësh Skandinavia dhe Europa Lindore ndodhen në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të dëndura të dëborës.

Kosova

Kosova në pjesën më të madhe të saj do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike KU pritet të ketë vranësira të shumta dhe intervale të pakta me kthjellime. Vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohëshme në Perëndim të vendit duke gjeneruar reshje të pakta.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave, KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriperëndimore. POR në orët në vijim vranësirat do të shtohen gradualisht, duke bërë që në perëndim të MV të krijojnë mundësi për reshjet të izoluara shiu.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI