Flash

Kritikoi shqiptarët, kryeministri britanik “mënjanon” Suella Braverman

Lapsi.al 9 December 2022
Kritikoi shqiptarët, kryeministri britanik “mënjanon”

Rishi Sunak ka “mënjanuar” Suella Braverman dhe po e “përjashton” atë nga vendimet e rëndësishme, pohuan sot laburistët. Yvette Cooper pretendoi se kryeministri britanik po e largon atë nga çështjet për emigracionin. Kjo deklaratë vjen pasi Braverman u kritikua ashpërpër trajtimin e krizës së emigrantëve.

Braverman u riemërua sekretare e Brendshme vetëm 6 ditë pasi u detyrua të jepte dorëheqjen për thyerjen e kodit ministror. Ndërkaq, nga ana tjetër, përfaqësues të Braverman kanë thënë se këto janë sulme të pabaza dhe të dëshpëruara. Cooper, në një intervistë që dha për Times Radio u shpreh:

“Ideja që [Sunak] ka emëruar sekretare të Brendshme Braverman 6 ditë pasi ajo u shkarkua për gabime sigurie – ai e riemëroi dhe tani e la mënjanë atë. Padyshim që po e përjashton atë nga vendimet. Pra, kjo në vetvete është kaotike. Nëse Suella Braverman thotë një gjë, Robert Jenrick [ministri i imigracionit] thotë një tjetër, Rishi Sunak thotë krejtësisht diçka tjetër.

Ne kemi pasur tetë ministra të imigracionit dhe gjashtë sekretarë të brendshëm vetëm në shtatë vitet e fundit. Kjo është ajo që kanë bërë konservatorët në mënyrën se si e kanë trajtuar këtë. Thjesht marrim retorikë prej tyre. Ne nuk kemi plane konkrete.”

Të këshilluara

Vetëm 1 rast i ri me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 101 testime që janë kryer në 24 orët e fundit, vetëm një person ka rezultuar me Covid-19. 20 persona janë shërua...

19:59

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI