Flash

Korrupsion në Parlamentin Evropian/ Arrestohet nënkryetarja Eva Kaili

Lapsi.al 9 December 2022
Korrupsion në Parlamentin Evropian/ Arrestohet nënkryetarja Eva Kaili

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili është mes personave të arrestuar pas dyshimeve për korrupsion në PE.

Lajmin e bëjnë me dije mediat greke sipas të cilave Kaili që po hetohej si e dyshuar për një çështje të madhe korrupsioni lidhur me Botërorin e Katarit 2022 është arrestuar.

Menjëherë pas kësaj kreu i Pasok-ut, Nikos Androulakis, njëkohësisht edhe ai eurodeputet ka reaguar menjëherë dhe e ka përjashtuar atë nga radhët e partisës socialiste të Greqisë.

Theksohet se midis katër personave të arrestuar, ndodhet edhe bashkëshorti italian i eurodeputetes Kaili.

Ishte gazeta belge Le Soir që raportoi fillimisht se zyrtarët e Katarit ishin përpjekur të korruptonin një eurodeputet socialist italian, i cili ishte anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri në 2019.

Hetimi kishte të bënte, ndër të tjera, për akte “korrupsioni” dhe “pastrimit të parave” në kontekstin e një grupi të organizuar, sipas njoftimit të prokurorisë.

Më pas zyra e prokurorit publik të Belgjikës njoftoi se katër persona, duke përfshirë një ish-deputet, ishin arrestuar si pjesë e një hetimi nga një gjykatës financiar.

Për muaj të tërë, hetuesit belgë “dyshonin se një vend i Gjirit po ndikonte në vendimet financiare dhe politike të Parlamentit Evropian duke paguar shuma të konsiderueshme parash ose duke ofruar dhurata të rëndësishme palëve të treta me një pozicion politik ose një pozicion të rëndësishëm strategjik” brenda këtij organi.

Sipas Le Soir, shtëpia e Kaili një nga 14 nënkryetaret e Parlamentit Evropian u kontrollua vonë të premten pasdite dhe ajo u shoqërua për t’u marrë në pyetje. Pak më vonë është arrestuar. E vetmja mënyrë për të arrestuar një eurodeputet që mbrohet nga imuniteti i tij është të arrestohet në flagrancë.

Tre të arrestuarit e tjerë janë Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti Pier-Antonio Panzeri si dhe F.G., ish-asistent parlamentar i zotit Panzeri, bashkëpunëtori i grupit parlamentar S&D dhe bashkëshorti o zonjës Kaili. Kontrollet e policisë belge janë kryer në 16 shtëpi dhe janë konfiskuar edhe 600000 euro.

Eva Kaili 44 vjeç, ka qenë për disa viti prezantuese e lajmeve dhe gazetare, më pas anëtare e Pasok-ut dhe eurodeputete që nga viti 2014./ TCH

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI