Flash

Korrupsion edhe në Parlamentin Europian/ Shoqërohet deputetja e PASOK

Lapsi.al 9 December 2022
Korrupsion edhe në Parlamentin Europian/ Shoqërohet deputetja e PASOK

Eurodeputetja socialiste greke Eva Kaili, një nga 14 nënkryetarët e Parlamentit Europian, u soll për t'u marrë në pyetje në Bruksel të premten në mbrëmje. Ajo është pjesë e një hetimi për korrupsion që ka përfshirë edhe “një vend të Gjirit”. Gazeta belge “Le Soir” identifikoi Katarin si vendin e përfshirë. 4 persona u arrestuan në mëngjes në kryeqytetin belg për të njëjtin rast.

Mediat në Greqi dhe Belgjikë raportuan se 1 nga katër të arrestuarit është bashkëshorti i Kailit. Partia socialiste greke PASOK, anëtare e së cilës është Kaili, njoftoi se ajo ishte "përjashtuar" nga partia. Zyra e Prokurorisë Federale të Belgjikës tha se gjeti 600 mijë euro para cash. Kompjuterë dhe telefona celularë u sekuestruan gjatë kontrolleve të së premtes.

“Për disa muaj, hetuesit e Policisë Gjyqësore Federale kanë dyshuar për një vend të Gjirit që synonte të ndikonte në vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Evropian. Kjo ishte bërë duke paguar shuma të mëdha parash ose duke u ofruar dhurata të mëdha palëve të treta pozicione të rëndësishme politike dhe/ose pozicioni strategjike brenda Parlamentit Evropian”, - thuhet në deklaratë.

Zyra e prokurorit nuk e përmendi vendin në qendër të hetimit. Të arrestuarit thuhet se janë një drejtor i OJQ-je pa emër; udhëheqësi i sindikatave Luca Visentini; ish-deputeti i S&D, Pier-Antonio Panzeri; dhe një burrë i identifikuar si F.G., ish-asistent i Panzerit me lidhje me grupin S&D dhe partneri i Kailit.

44-vjeçarja Kaili është një ish-prezantuese e televizionit grek dhe eurodeputete që nga viti 2014. Të kontaktuara nga Euronews, shërbimet e shtypit të Parlamentit Evropian thanë se "Parlamenti Europian nuk komenton procedurat gjyqësore". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vetëm 1 rast i ri me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 101 testime që janë kryer në 24 orët e fundit, vetëm një person ka rezultuar me Covid-19. 20 persona janë shërua...

19:59

Aksident me vdekje në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e kësaj të premteje. Nga informacionet paraprake raportohet se një automjet ka goditur për vdekj...

19:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI