Flash

Inflacioni fillon të ftohet në Shqipëri ndërsa ekonomia botërore ngadalësohet

Lapsi.al 9 December 2022
Inflacioni fillon të ftohet në Shqipëri ndërsa ekonomia

Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 7.9% në nëntor të këtij viti në krahasim me nëntorin e vitit 2021, bëri të ditur Instituti i Statistikave të premten. Ritmi i rritjes vjetore të çmimeve në nëntor ishte më i ulët se sa në tetor (8.3%) apo shtator (8.1%), ndërsa gjasat janë që ritmi i rritjes së çmimeve në Shqipëri të ketë shënuar kulmin në tetor.

Në nëntor, çmimet e mallrave të konsumit ishin 0.3% më të ulëta se sa në tetor, ku rënia më e madhe vërehet te çmimet e karburanteve, (-4.8%) apo te ushqimet, (-0.1).

Çmimet e karburanteve kanë pësuar rënie të mëtejshme në tregun ndërkombëtar në fillim të dhjetorit, gjë që pritet të pasqyrohet në inflacionin e këtij muaji. Çmimi i naftës në bursën e Londrës është aktualisht 77 dollarë amerikanë për fuçi, çmimi më i ulët i shënuar që nga janari i këtij viti. Çmimi i naftës në bursë u rrit deri në 140 USD për fuçi pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës në shkurt, por që nga ajo kohë ka rënë për shkak të dobësimit të shpejtë të ekonomisë botërore.

Çmimi i naftës dhe i benzinës në Shqipëri vijon të jetë më i lartë se sa në janar për shkaqe jo shumë të qarta. Nafta dhe benzina kushtonin afërsisht 175 lekë në janar ndërsa sot benzina kushton 180 lekë ndërsa nafta kushton 198 lekë.

Çmimet e këtyre produkteve në Shqipëri miratohen nga një bord i përbërë nga qeveria dhe importuesit e hidrokarbureve. Metodologjia e punës së bordit dhe logjika e përcaktimit të çmimeve nuk bëhen transparente nga ana e qeverisë, përfshirë edhe strukturën e kostove të marra parasysh në vendimmarrje. Gjithsesi, fakti që çmimet e përcaktuara nga bordi nuk kanë shkaktuar mungesë furnizimi në treg, tregon se çmimet janë mjaftueshëm të larta sa për të mbuluar kostot dhe fitimet e operatorëve. Në nëntor, kostoja e shërbimeve të transportit ishte sërish 9.6% më e shtrenjtë se sa një vit më parë, sipas të dhënave të INSTAT.

Një skemë e ngjashme populiste në Hungari së fundmi shkaktoi mungesë karburanti në treg për shkak se operatorët e kishin të pamundur të furnizonin me çmimet e përcaktuara nga qeveria Orban, të cilat ishin nën koston e mallit. Qeveria e Orban u detyrua të enjten në darkë të anulojë çmimin maksimal të nënprodukteve të naftës për të rikthyer normalitetin në furnizimin e tregut.

Kriza e inflacionit në Shqipëri u shfaq gjatë këtij viti me rritje të forta në çmimet e ushqimeve dhe të karburanteve, ndërsa çmimet e mallrave të tjerë, si veshjet, kujdes shëndetësor, shërbime arsimore apo telekomunikimi mbetën në përgjithësi të pandryshuara.

Aktualisht çmimet vijojnë të jenë anomalisht të larta për ushqimet. Vajrat kushtojnë sot 24% më shtrenjtë se sa një vit më parë ndërsa grupi Qumësht, djathë dhe vezë në nëntor kushtonte 23% më shtrenjtë se sa në të njëjtin muaj të vitit 2021. Çmimet e bukës dhe drithrave janë sot 16% më të larta se sa një vit më parë.

Inflacioni i këtij viti në tërësi u ndikua veçanërisht nga çmimet e importuara ndërsa rënia e shënuar në muajin nëntor duket se gjithashtu reflekton në pjesën më të madhe rënien e çmimit të mallrave të importuara si dhe kostove përkatëse të transportit./ BIRN

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI