Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Gjykata Kushtetuese: Brenda 1 viti të garantohet vota e emigrantëve

Lapsi.al 9 December 2022
Gjykata Kushtetuese: Brenda 1 viti të garantohet vota e emigrantëve

Gjykata Kushtetuese kërkon që brenda një viti të plotësohet kuadri ligjor, përmes së cilit të sigurohet vota e emigrantëve. Përmes një kërkese, GJK i kërkon Kuvendit të Shqipërisë, që të garantojë votën e emigrantëve, votë që sipas tyre u shkel në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e shoqatës 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' dhe i ka kërkuar Kuvendi të plotësojë boshllëkun ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Padia u bë në shkurt të këtij viti. Shoqata kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ata pretendonin se ishte cenuar e drejta kushtetuese e votës së emigrantëve, duke u shprehur se janë ndaluar të votojnë për shkak të masave anticovid, të cilat u shoqëruan me masa kufizuese. 

VENDIMI I GJYKATES KUSHTETUESE

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shqyrtoi në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve kërkesën e Shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, me objekt: “ Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 25.04.2021. Deklarimi i Urdhrit nr. 219, datë 19.04.2021 “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia” si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”. Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “a” dhe 134, pika 1, shkronja “h”, të Kushtetutës, si dhe neneve 49, pika 3, shkronja “d”, 51/a, pika 1, shkronja “b” dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash ,

VENDOSI:

1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

2. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor.

3. Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

4. Pushimin e gjykimit lidhur me Urdhrin nr. 219, datë 19.04.2021 të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Të këshilluara

Vetëm 1 rast i ri me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 101 testime që janë kryer në 24 orët e fundit, vetëm një person ka rezultuar me Covid-19. 20 persona janë shërua...

19:59

Aksident me vdekje në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e kësaj të premteje. Nga informacionet paraprake raportohet se një automjet ka goditur për vdekj...

19:30

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI