Flash

DASH sqaron pse ashpërsoi gjuhën me qeverinë e Albin Kurtit

Lapsi.al 9 December 2022
DASH sqaron pse ashpërsoi gjuhën me qeverinë e Albin Kurtit

Këshilltari i lartë i DASH, Derek Chollet, shkon javës tjetër për një turne në Ballkanin Perëndimor. Ai do të ndalet në Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Bosnje dhe Mal të Zi, ndër të tjera. Në prag të vizitës, në një intervistë për Zërin e Amerikës ai thotë se zgjedhjet lokale në komunat në veri të Kosovës duhet të shtyhen. Kjo për shkak të situatës së sigurisë atje.

“Ne e kemi shprehur qartë se mendojmë se nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh brishtësinë e situatës në këto momente. Vetëm 24 orët e fundit kemi parë veprime të dhunshme. Është një kohë shumë e tensionuar dhe duam të sigurohemi që ekzistojnë kushte e duhura që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme. Prandaj, ne sugjerojmë me respekt, që këto zgjedhje të shtyhen, derisa të vijë koha e duhur kur mund të mbahen, pa nxitur më shumë paqëndrueshmëri dhe dhunë” – thotë ai.

Zyrtari i lartë i DASH thekson se ndërsa normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka në themel njohjen reciproke. Uashingtoni beson se bisedimet e tanishme janë një hap drejt kësaj që Kosova të vazhdojë rrugën e integrimit drejt Evropës.

“Për sa u përket bisedimeve që janë në vazhdim e sipër dhe do të ketë një raund të ri bisedimesh në javët e ardhshme në Bruksel. Ne e mbështesim shumë këtë proces. Nuk dua të hyj në detaje, por një nga gjërat për të cilat do të flas kur të vizitoj Prishtinën dhe më pas Beogradin, do të jetë se si SHBA mund të vazhdojnë të mbështesin BE në përpjekjet e tij për të pasur negociata të suksesshme” – thotë ai.

“Ne jemi të përqendruar tek normalizimi me bazë njohjen e ndërsjellë. Por ne besojmë se bisedimet mund të çojnë në këtë hap dhe Kosova të mund të vazhdojë në rrugën e integrimit drejt Evropës” – shton zyrtari i lartë amerikan. Ai u pyet edhe për shtimin e dozave të kritikave nga SHBA për qeverinë e Prishtinës.

“Bëhej fjalë për një çështje specifike, atë të zbatimit të vendimit për targat. Ne kishim pasur shumë biseda me kryeministrin dhe të tjerë për këtë çështje. Sekretari i Shtetit pati një bisedë me të.

Ajo që mund të them është se më 23 nëntor ne kishim rënë dakord që ta linim atë çështje mënjanë për momentin, në mënyrë që të mund të përqendroheshim tek ajo që ne besojmë se është çështja më e rëndësishme me të cilën përballemi sot dhe ky është statusi i bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin me bazë njohjen reciproke.

Kjo është diçka për të cilën ne do të bëjmë gjithçka mundemi, që ta mbështesim dhe kjo do t'i mundësonte Kosovës ecjen në këtë rrugëtim drejt integrimit evropian. Duke qenë se kushtet nuk ishin të përshtatshme për të zbatuar plotësisht këtë rregullore për targat, mendimi ynë ishte se ishte e rëndësishme të mos shkaktonim paqëndrueshmëri më të madhe.

Menduam se do të ishte një lëvizje e matur, që ta linim (çështjen e targave) mënjanë për momentin, që t'i jepej më shumë kohë zhvillimit të bisedimeve të udhëhequra nga BE” – thotë ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vetëm 1 rast i ri me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 101 testime që janë kryer në 24 orët e fundit, vetëm një person ka rezultuar me Covid-19. 20 persona janë shërua...

19:59

Aksident me vdekje në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e kësaj të premteje. Nga informacionet paraprake raportohet se një automjet ka goditur për vdekj...

19:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI