Flash

Burg për Gert Shehun/ I pavlefshëm dokumenti, që e shpalli të sëmurë mendor

Lapsi.al 9 December 2022
Burg për Gert Shehun/ I pavlefshëm dokumenti, që e shpalli

Pretendimi se Sali Berisha u godit me grusht nga një i sëmurë mendor u rrëzua në Gjykatën e Shkallës së Parë nga tre palët në proces. Së pari, nga prokurori i çështjes që e akuzoi Gert Shehun për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje, duke e mbajtur përgjegjës për aktin që kreu. Së dyti nga avokati që pranoi se nuk kishte asnjë kartelë mjekësore për të vërtetuar sëmundjen e klientit të tij dhe së treti, nga gjykatësi, që dha masën e arrestit me burg dhe nuk pranoi izolimin e Gert Shehut në spitalin psiqiatrik, siç kërkoi mbrojtja.

Në fund të procesit, avokati i Shehut tha se nuk kishte një kartelë mjekësore të vlefshme për Gert Shehun, duke pranuar pavlefshmërinë e dokumentit që kishte dalë nga një klinikë private në Tiranë.

“Akti i ekspertimit psikiatrik do të jetë përcaktues. Ne e kemi kërkuar të zgjeruar, të përfshihen edhe ekspertë të tjerë. Klienti im kurohej, ia kishte dhënë mjeku kurën. Ai ishte i pranishëm në seancë por nuk pati asnjë qëndrim” tha avokati Ervis Lila, i cili nuk mund të shpjegonte se përse e kreu 31-vjeçari goditjen e Berishës gjatë protestës.

Lexo edhe: Gert Shehu, i sëmurë mendor apo i përdorur kundër opozitës?

Lexo edhe: Mediat ndërkombëtare/ Grushti që “plagosi” jehonën e samitit

Mbetet për t’u parë rezultati i ekspertizës psikologjike për Gert Shehun, por deri tani kjo është hera e dytë që gjykata e mban atë tërësisht përgjegjës për një akt kriminal.

Rasti i parë ishte për një ngjarje të 5 viteve më parë, kur Shehu qëlloi me grushta rojen e një palestre për arsye personale. Në Tetor të vitit 2017, gjykata e dënoi me gjobë si tërësisht të përgjegjshëm për aktin që kishte kryer. Në vendim nuk pasqyrohet asnjë pretendim nga familja se Shehu ishte i sëmurë mendërisht.

Por sipas dokumentit të lëshuar nga një klinikë private, Gert Shehu kishte nisur vizitat mjekësore në Janar të vitit 2018. Dokumenti që qarkulloi në media menjëherë pas goditjes së Sali Berishës.

Pikërisht këtij dokumenti iu referua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku në konferencën për mediat disa orë pas ngjarjes. “Dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor të shtetasit Gert Shehu është vënë në dispozicion të mediave nga familjarët e tij” u shpreh Rrumbullaku.

Policia doli edhe me një deklaratë ku i referohej të njëjtit dokument, që sot gjykata e shpalli të pavlefshëm. “Sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë” u tha në deklaratën me shkrim të policisë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI