Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Britania shpall ‘non grata’ zv.presidentin e Listës Serbe në Kosovë dhe biznesmenin e ndërtimit

Lapsi.al 9 December 2022
Britania shpall ‘non grata’ zv.presidentin e Listës Serbe

Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj Zvonko Veselinoviqit, Milan Radoiçiqit dhe Slobodan Teshiqit, si pjesë e masave të saj globale kundër korrupsionit. Milan Radoiçiq, një biznesmen nga industria e ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe, thuhet se "ka përfituar nga përvetësimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t'u dhënë kontrata fitimprurëse kompanive të tij të ndërtimit".

Zvonko Veselinoviq, biznesmen në industrinë e ndërtimit në Kosovë, shfrytëzon kontratat publike për të përvetësuar fondet shtetërore”, thuhet në shpjegim.

Veselinoviq dhe Radoiçiq janë, gjithashtu, në listën e zezë të SHBA-së. Kjo për shkak të përfshirjes së tyre në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe autoritetet e Kosovës i lidhin edhe me vrasjen e politikanit të opozitës serbe, Oliver Ivanoviq.

“Slobodan Teshiq, një tregtar i njohur armësh nga Serbia, akuzohet për ryshfet ndaj kryeprokurorit të shtetit të një vendi tjetër”, thuhet në shpjegim.

Armët serbe në botë

Ndër të huajt e sanksionuar për vepra kundër korrupsionit është edhe Ilan Shor, kryetar i partisë Shor në Moldavi. Ai është i dyshuar për përfshirje në skandalin e mashtrimit në një bankë moldave në vitin 2014. Po ashtu është dhe Vladimir Plahotniuq, një biznesmen dhe ish-politikan i arratisur nga drejtësia moldave. Ky i fundit është i përfshirë në kapje dhe korrupsion të institucioneve shtetërore të Moldavisë.

Hulumtim i REL-it: Milionat e Serbisë dhe Kosovës për persona dhe kompani nga lista e zezë e SHBA-së

Më 9 dhjetor, ministri i Jashtëm, James Cleverly, njoftoi për masat e ndërmarra si pjesë e një vale të re sanksionesh që synojnë individët e korruptuar dhe ata që shkelin dhe abuzojnë me të drejtat e njeriut, si dhe autorët e dhunës seksuale në konflikte. Sanksionet e së premtes përfshijnë objektiva nga 11 vende në 7 regjime sanksionesh. Njëherësh janë sanksionet më të shumta që Britania e Madhe ka grumbulluarë në një paketë.

Kjo valë sanksionesh është një kontribut për Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Në paketën e sanksioneve janë individë dhe subjekte të përfshira në një gamë të gjerë aktivitetesh serioze. Këtu përfshihet torturimin e të burgosurve, mobilizimin e trupave për përdhunimin e civilëve dhe mizoritë sistematike.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI