Flash

Vjedhje, drøgë dhe të dehur në timon, 12 të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 8 December 2022
Vjedhje, drøgë dhe të dehur në timon, 12 të arrestuar

Policia e kryeqytetit ka arrestuar 12 shtetas për vepra të ndryshme penale. Gjatë kontrollit të akuzuarve iu gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike e llojit kokainë, dorezë metalike dhe shkop bejzbolli. Po ashtu, njëri prej të arrestuarve drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje qarkullimi duke qënë dhe burim aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

– M. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike dhe një shkop bejzbolli;

– M. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka dëmtuar disa sende në një hostel, në rrugën “Vllazën Huta”, dhe ka prishur qetësinë publike;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Durrësit, ka vjedhur biçikletën e shtetases E. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. A., 18 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– E. B., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– A. P., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentet e mjetit;

– F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen S. L., 63 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

– K. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– A. Xh., 35 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. C.;

– R. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin M. K., 26 vjeç.

– E. T., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor këtë 8 dhjetor

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 109.7 lekë dhe do të shitet me 111.2 lekë. Euro do të blihet me 115.7 lekë. Ai do të shitet...

08:36

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI