Flash

Princ Harry: Meghan ngjan shumë me mamanë time

Lapsi.al 8 December 2022
Princ Harry: Meghan ngjan shumë me mamanë time

Princi Harry ka krahasuar së fundmi Meghan Markle me nënën e tij të ndjerë, Princeshën Diana.

"Meghan është kaq e ngjashme me mamanë time," tha Harry në episodin e parë të dokumentarit të tyre. “Ajo ka të njëjtën dhembshuri, ka të njëjtën ndjeshmëri, ka të njëjtin besim.”

Gjatë episodit, në të cilin Harry kritikon vazhdimisht shtypin për "ngacmimin" e tij gjatë gjithë jetësj, ai shprehu gjithashtu  se Markle do të pësonte të njëjtin fat si Diana. "Unë isha i tmerruar që ajo po ndiqej nga media," pranoi Harry. Pendimi  im më i madh është që nuk reagova që në fillim për komentet e tyre raciste. Historia po përsëritej. Nëna ime u ndoq deri në vdeekje sepse ishte në një lidhje me dikë që nuk ishte i bardhë, dhe tani shikoni se çfarë ka ndodhur.” Ai shtoi, “Ata nuk do të ndalen derisa [Meghan] të vdesë. Është tepër tronditëse mendimi që mund të humbas një grua tjetër në jetën time."

Autori i "Spare" thuhet se beson se Markle është gjithashtu e ngjashme me Dianën në mënyra të tjera. Në vitin 2017, Harry e prezantoi ish aktoren  me dy motrat e Dianës, Baroneshën Jane Fellowes dhe Lady Sarah McCorquodale, dhe shoqen më të mirë, Julia Samuel.

"Harry supozoi se familja dhe miqtë e Dianës do të shihnin një ngjashmëri midis Dianës dhe të fejuarës së tij," shkroi Tom Bower në "Hakmarrja: Meghan, Harry dhe lufta midis Windsors". “Të dy, tha ai, ndanin të njëjtat probleme. Por u zhgënjye. Askush nuk ishte dakord që nëna e tij e pambrojtur kishte ndonjë gjë të përbashkët me të dashurën e tij. Madje, ata menduan se Meghan nuk do të përshtatej me familjen mbretërore."/Lapsi.al

Të këshilluara

Johnny Depp, personi më i kërkuar në Google

Johnny Depp kryesoi listën e njerëzve më të kërkuar në Google 2022. Menjëherë pas tij në vendin e dytë është aktori, Will Smith. Ndërsa  vendin e tretë e mban  ...

12:30

Zelensky, njeriu i vitit 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe “shpirti i Ukrainës” janë shpallur “Njeriu i Vitit” për vitin 2022 nga revista prestigjoze“Time”. Presidenti u...

15:20

10 më të famshmit e TikTok për 2022

TikTok ka zbuluar 10 të famshmit dhe artistët me më shumë shikime për video në vitin 2022. Lista përmban shumë nga yjet tanë të preferuar – me numrin një që ...

14:01

Gal Gadot konfirmon vazhdimin e Wonder Woman

Gal Gadot ka konfirmuar së fundmi vazhdimin e Wonder Woman. Aktorja,  shënoi nëntë vjet që kur u shpall zyrtarisht si superheroja e DC, duke u shfaqur për he...

13:39

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI