Flash

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla

BE thuajse e braktisi modelin paqësor dhe i dha prioritet të fortit dhe të korruptuarit në pushtet. Madje, ambasadori i BE në Tiranë e mbylli karrierën e Tiranë me një dekoratë nga i forti i Shqipëtisë

14:37 Nebi Bardhoshi

Princ Harry dhe Meghan zbulojnë detaje nga njohja e tyre

Lapsi.al 8 December 2022
Princ Harry dhe Meghan zbulojnë detaje nga njohja e tyre

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë zbuluar se romanca e tyre filloi në mediat sociale.

Në dokumentarët e tyre të Netflix, "Harry & Meghan", i cili u publikua të enjten, Duka dhe Dukesha e Sussex shpjeguan se si lidhja e tyre nisi në verën e vitit 2016. "Unë po rrija në Instagran  dhe një nga miqtë e mi kishte këtë video nga Snapchat," kujtoi Harry. Pasi pa foton e Markle me një filtër qeni, princi britanik ishte kurioz të dinte më shumë.

“Unë thashë: ‘Kush është kjo?’”, tha ai. Markle tregoi se miku i saj më vonë i tha se "Princi Haz" ishte i interesuar ta takonte, por ajo nuk po e kuptonte se për kë bëhej fjalë."Unë thashë: "Kush është ai?" kujtoi Meghan. “E pyeta nëse mund ta shihja instagramin e tij. Dhe më pëlqeu feed-i i tij pasi kishte plot foto të bukura dhe po qëndronte në Afrikë. Dyshja më pas shkëmbyen numrat e telefonit duke nisur një histori mbretërore dashurie.

Harry tha se ata ishin “vazhdimisht në kontakt” që atëherë, edhe pse Markle fillimisht donte të “ishte e lirë” dhe të shijonte verën si beqare, sipas mikes së saj Lindsay Jill Roth."[Markle] kishte planifikuar disa pushime si beqare. Ajo kishte shumë plane për të shkuar nëpër Evropë," shtoi një tjetër shoqe, Lucy Fraser, në dokumentar.

Edhe vetë Markle konfirmoi se  "kishte vërtet qëllim të ishte beqare dhe thjesht të argëtohej me vajzat" përpara se të binte në dashuri me princin. “Kam pasur një karrierë, kam pasur jetën time, kam pasur rrugën time, dhe më pas erdhi H." Çifti u fejua vitin e ardhshëm, u martuan në vitin 2018 dhe tani kanë dy fëmijë; djalin Archie, 3, dhe vajzën Lilibet, 1 vjeç.Dyshja lanë detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020./Lapsi.al

Të këshilluara

Romanca e Gerard Pique dhe Clara në krizë

Gerard Piqué  po përflitet për një ndarje të mundshme me të dashurën e tij Clara Chía. Sipas disa publikimeve në Spanjë, ka disa arsye pse Clara Chia nuk do ...

14:44

Johnny Depp, personi më i kërkuar në Google

Johnny Depp kryesoi listën e njerëzve më të kërkuar në Google 2022. Menjëherë pas tij në vendin e dytë është aktori, Will Smith. Ndërsa  vendin e tretë e mban  ...

12:30

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI