Flash

Përditësimi i WhatsApp sjell avatarë të personalizuar

Lapsi.al 8 December 2022
Përditësimi i WhatsApp sjell avatarë të personalizuar

Përditësimi më i fundit i WhatsApp do të sjellë avatarë të personalizuar në aplikacionin e njohur të mesazheve.

Përdoruesit në të dyja pajisjet Android dhe iOS do të jenë në gjendje të krijojnë karakteret e tyre virtuale 3D dhe t'i vendosin si foto profili. Është hera e parë që kompania e prezanton këtë veçori në WhatsApp. Ajo eka shpërndarë tashmë në platformat e tjera të saj Facebook dhe Instagram dhe Messenger.

“Ne po sjellim avatarë në WhatsApp”, shkroi CEO i Meta Mark Zuckerberg. “Tani mund të përdorni avatarin tuaj në biseda. Më shumë stile vijnë së shpejti në të gjitha aplikacionet.”

WhatsApp dha më shumë detaje rreth veçorisë së re në një postim në blog duke pretenduar se ato do të rrisin privatësinë dhe personalizimin.“Avatari është një version dixhital i juaji . Ai mund të krijohet nga miliarda kombinime të stileve të ndryshme të flokëve, tipareve të fytyrës dhe veshjeve”, thuhej në postim.

“Dërgimi i një avatari është një mënyrë e shpejtë dhe argëtuese për të ndarë ndjenjat me miqtë dhe familjen. Mund të jetë gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të përfaqësuar veten pa përdorur foton tuaj reale ”. Funksioni i ri mund të gjendet brenda cilësimeve të aplikacionit nën fotografinë e profilit të një përdoruesi. /Lapsi.al

Marë nga: Independent

Të këshilluara

Funksioni i ri në Facebook Dating

Platforma e takimeve në Facebook do të prezantojë mjetet e verifikimit të moshës për të konfirmuar se vetëm të rriturit po përdorin aplikacionin. Kompania më...

15:27

Kanye West heq dorë nga aplikacioni 'Parler'

Kompania e mediave sociale Parler dhe Kanye West kanë rënë dakord të ndërpresin qëllimin e shitjes së platformës. “Ky vendim është marrë në interes të të dyj...

13:30

Elon Musk nis betejën kundër Apple

Elon Musk thotë se ka nisur  një “betejë për të ardhmen e qytetërimit” kundër Apple dhe Tim Cook. Komentet e Musk erdhën pasi ai pretendoi se Apple kishte kë...

15:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI