Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

OBSH-ja synon marrëveshje globale për luftim të pandemive

Lapsi.al 8 December 2022
OBSH-ja synon marrëveshje globale për luftim të pandemive

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se në shkurt të vitit të ardhshëm do të nisë negociatat për një marrëveshje globale, që synon luftim më të mirë të pandemive. Organizata me 194 vende anëtare ka thënë se një marrëveshje e tillë është e nevojshme për të siguruar që të mos përsëritet më kurrë kriza globale e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Në negociatat e zhvilluara këtë javë është thënë se shtetet janë pajtuar “për të zhvilluar draftin e parë të marrëveshjes, që synon mbrojtjen e botës nga pandemitë në të ardhmen”. Ky njoftim vjen disa ditë para përvjetorit të tretë të shpërthimit të koronavirusit në Kinë. Disa javë më vonë, virusi ka nisur të përhapet në gjithë botën, duke shkaktuar pandeminë më të rëndë në shekull.

Kina heq kufizimet e rrepta kundër koronavirusit pas protestave

Si pasojë e këtij virusi kanë vdekur 6.6 milionë njerëz, derisa kriza globale u ka kushtuar ekonomive me triliona dollarë. Ndikimi i pandemisë në “jetët e njerëzve, në ekonomi dhe shoqëri, nuk duhet të harrohet kurrë”, ka thënë OBSH.

Planet për miratim të tekstit të marrëveshjes pritet të finalizohen deri në pranverën e vitit 2024. Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./REL

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor këtë 8 dhjetor

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 109.7 lekë dhe do të shitet me 111.2 lekë. Euro do të blihet me 115.7 lekë. Ai do të shitet...

08:36

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI