Flash

Alabarit i duhen paratë/ Nisin shitjet ende pa nisur punimet në Durrës

Lapsi.al 8 December 2022
Alabarit i duhen paratë/ Nisin shitjet ende pa nisur punimet në

Asnjë tullë nuk është vënë ende për rezidencën e "Durrës, marina dhe jahte" por aty ka nisur tashmë shitja e apartamenteve nga Alabbar. Në një ambjent të krijuar enkas për të interesuarit janë afruar qytetarë nga Durrësi, Tirana dhe të huaj kureshtarë për çmimet e apartamenteve, që ende nuk kanë filluar të ndërtohen.

Në ambjentet e shitjeve kanë gjetur akoma më të interesuar investitorin Mohammed Alabbar.

Ai ka shoqëruar të interesuarit e parë dhe ka postuar disa foto në profilin e kompanisë në Facebook.

“Shqipëria më kujton vendin nga vij, ku zhvillimi, përparimi dhe rritja janë aty. Dhe besoj se në Durrës do të bëhet më e mira e të mirave” dëgjohet të thotë Alabbar në një video që ka shpërndarë kompania në rrjetet sociale.

Çmimi i një hyrjeje në rezidencë kushton minimumi 110 mijë euro. “Katet e ulta fillonin me çmimin bazë të investimit. Fillonin nga 1 mijë e 600 ose 700 deri në 2 mijë e 200 ose 300 euro” u shpreh një qytetar për Top Channel.

Lexo edhe: Polemikat/ Pse falen taksat për projektin me pallate dhe hotele në Durrës

Lexo edhe: Porti i Alabbarit/ Rama shan kundërshtarët, por s’jep as shifra, as përgjigje

Lexo edhe: Gafa/ Rama bie në kurth me historinë e Alabbar në Zagreb

Prezenca e Alabbar në Durrës si pjesë e fushatës së marketingut është kyçe për fillimin e projektit.

Dihet që kompania “Eagle Hills Development shpk” do të investojë vetëm 80 milion euro në fazën e parë të projektit dhe 80 të tjera do t’i marrë kredi. Por i gjithë projekti parashikon të qarkullojë mbi 2 miliard euro ndërtime.

Skema është krahasuar me atë që bën çdo ndërtues në Tiranë, kur hap gropën e pallatit dhe me paratë e shitjes së apartamenteve ngre katet e para.

Njësoj edhe Alabbar, që do të zhpenzoje 80 milion euro për nisjen e punimeve, pastaj me paratë që fitohen nga shitja e apartamenteve do të vazhdojë ndërtimin e pallateve dhe godinave të banimit.

Pikërisht për këtë, tërheqja e blerësve që në fillim është shumë e rëndësishme për projektin. Pa fluksin e parave nga shitjet e para, investimi do të ishte në rrezik.

Për “Durrës, marina dhe jahte” ka pasur debate të forta politike, pasi mazhoranca e miratoi projektin në mungesë të plotë të transparencës.

"U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë mos shpenzoni asnjë lek në këtë zonë krimi. U bëj thirrje kompanive shqiptare të mos bëhen ortakë në këtë vjedhje monstruoze” ka qenë thirrja e kreut të demokratëve Sali Berisha, sipas të cilit Alabbar duhet të tërhiqet menjëherë nga Shqipëria.

“I ftoj të gjithë qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për blerjen e apartamenteve në Projektin e Portit të Durrësit, që nuk është gjë tjetër veçse një skemë e pastër piramidale për vjedhjen e parave tuaja” ishte thirrja e Ilir Metës, kur u njoftua se së shpejti do të niste shitja e apartamenteve.

Opozita ka artikuluar edhe protestat si një nga mënyrat e reagimit, megjithatë, në ditën e parë gjithçka shkoi qetë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI