Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Sveçla: Grupe të organizuara dhe individë të maskuar sulmuan zyrtarët në veri

Lapsi.al 7 December 2022
Sveçla: Grupe të organizuara dhe individë të maskuar

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “grupe të organizuar me disa individë të maskuar”, sulmuan me “shok bomba dhe të shtëna në ajër” zyrtarët zgjedhorë dhe ata policorë në veri të Kosovës. Më 6 dhjetor, Policia e Kosovës konfirmoi se kanë ndodhur disa incidente në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut. Kjo vjen në kohën kur policët po shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna me shumicë serbe.

Policia tha se dyshohet se kishte "shkrepje me armë dhe shpërthime". Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se zyrtarët komunalë zgjedhorë u parandaluan që të shkonin në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok për të kryer “detyrat zyrtare”. Sveçla i quajti të papranueshme sulmet, që sipas tij, kanë për qëllim bllokimin e procesit zgjedhor.

“Organizimi i zgjedhjeve është obligim kushtetues ndërsa pjesëmarrja në to është e drejtë e qytetarëve që nuk mund të cenohet nga askush”, tha ai.

Katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – kanë mbetur pa kryetarë që nga nëntori, pas dorëheqjes së tyre. Ata kanë dhënë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në këto katër komuna./ REL 

Të këshilluara

Rrahu gruan, arrestohet 47-vjeçari në Maliq

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Mali...

10:47

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI