Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Sulmoi Berishën, 31-vjeçarit i komunikohet masa e arrestit, s’pranon të japë dëshmi

Lapsi.al 7 December 2022
Sulmoi Berishën, 31-vjeçarit i komunikohet masa e arrestit,

Mbrëmjen e djeshme 31-vjeçarit Gert Shehu, që sulmoi liderin e PD-së Sali Berisha, i është komunikuar arrestimi. Mësohet se Shehu është ende në spitalin e Traumës dhe masa e arrestit i është komunikuar aty. Vetë 31-vjeçari nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë për sulmin e kryer.

Kujtojmë se Shehu goditi mesditën e djeshme kreun e Partisë Demokratike Sali Berishën, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës të thirrur nga opozita. Pas grushtimit, autori u neutralizua nga truprojat e Berishës. Sot ish-kryeministri, Berisha pritet të paraqitet në drejtorinë e Policisë së Tiranës për të dëshmuar mbi sulmin ndaj tij. Mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tyre, dy prej truprojave të kryedemokratit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI