Flash

Stresi: Nuk kam shok

Lapsi.al 7 December 2022
Stresi: Nuk kam shok

Stresi është rrëfyer gjatë në shtëpinë e BBV Kosova. Teksa është ndalur tek shoqëria e zhgënjimet, reperi ka thënë se sot e kësaj ditë nuk ka shok besnik.

“Nuk ka shok besnik në jetë përveç vëllait. Një shok mundet me ndenjur me ty për 5 vjet vetëm për një qëllim. Mu ma ka vërtetuar jeta që sot për sot nuk kam asnjë shok. Kam shokë që hymë dhe dalim në familje por vjen jeta se do ta prishë këtë. Jeta ta sjell që diku ka me ta thyer zemrën.”, tha Stresi.

Pas shumë muajsh pritje “Big Brother Vip” nisi mbrëmjen e djeshme, ku nuk munguan banorët surprizë.

Një prej tyre ishte pikërisht reperi Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi, i cili habiti jo pak me vendimin për t’u bërë pjesë e spektaklit.

Stresi u bë pjesë e lojës përmes një letre të cilën ia dedikonte nënës së tij. Kjo e fundit nuk e dinte që i biri do të futej në “BB VIP Kosova”, pasi ai e kishte ruajtur sekret, duke i thënë se ndodhet në Itali. Stresi ishte banori i fundit që iu bashkua shtëpisë, për të garuar për çmimin e madh 200 mijë euro.

Një tjetër banor që mori vëmendje me pjesëmarrjen e tij ishte reperi Getinjo por edhe aktori Edon Shileku nuk mbetet pas.

Ai u shfaq si një “drag queen”, dhe në fakt personazhi që ai do të përfaqësojë herë pas here ne shtëpi do të jetë “Victoria Owns”. Aktori do të shfaqet me dy personalitete të ndryshme dhe në fakt pritet që të bëjë bujë të jashtëzakonshme.

Të këshilluara

Don Xhoni në shënjestër të mediave serbe

Ende po përflitet për ndeshjen Zvicër-Serbi. Së fundmi, mediat serbe kanë vënë në shënjestër reperin e njohur Don Xhoni. Një artikull shkruan për reperin; ko...

09:15

Bella Hadid modelja e vitit 2022

“Londra është kthyer", njoftoi Christine Quinn e Selling Sunset, video-mesazhi i rishikuar i para-regjistruar i së cilës hapi ndarjen e çmimeve të modës 2022 të...

18:55

Ndahet nga jeta Kristi Alley

Kirstie Alley, e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin 'Cheers' në vitet 1980 dhe 90, ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 71-vjeçare, sipas një dek...

17:04

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI