Flash

Shefi i EULEX-it dhe ambasadori gjerman të shqetësuar për situatën në Kosovë

Lapsi.al 7 December 2022
Shefi i EULEX-it dhe ambasadori gjerman të shqetësuar për

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë thënë se janë të shqetësuar për situatën në veri të vendit. Wigemark ka shkruar në Twitter se është i shqetësuar me incidentet e djeshme në veri. Ai shtoi se "çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur". Wigemark tha se EULEX-i do të vazhdojë ta monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shpërndarë postimin e Wigemarkut në Twitter. Ai ka shkruar “vërtet shumë shqetësuese”. Rohde ka shtuar që ai mbështetë protestat paqësore. Megjithatë ambasadori gjerman ka theksuar se duhet të ketë “zero tolerancë ndaj dhunës”.

“Dhuna e djeshme ndaj zyrave të komisioneve komunale zgjedhore është e papranueshme”, ka thënë Rohde.

Komentet vijnë një ditë pasi grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente me armë zjarri dhe granata.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës "duhet të jetë prioriteti më i lartë". Ai shtoi se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës. Zgjedhjet në katër komunat e banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan - janë planifikuar të mbahen më 18 dhjetor. Ato u shpallën pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit. Këta të fundit vepruan në shenjë kundërshtimi ndaj planit të qeverisë për t'i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri. Lista Serbe, e cila me mbështetjen e Beogradit zyrtar i udhëheq këto komuna - i kundërshton këto zgjedhje.

Udhëheqësit e Kosovës i dënuan incidentet e së martës, ndërsa kryeministri Albin Kurti paralajmëroi shtim të forcave në veri. Zyrtarë të KQZ-së thanë, po ashtu, se në rrethana të tilla, "nuk mund të punohet sipas planeve të parapara"./REL

Të këshilluara

Rrahu gruan, arrestohet 47-vjeçari në Maliq

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Mali...

10:47

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI