Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Rama: Ndikimi rus është real, të krijojmë mekanizma afrimi me BE-në

Lapsi.al 7 December 2022
Rama: Ndikimi rus është real, të krijojmë mekanizma afrimi

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Bruksel foli për ndikimin rus në rajon. Rama tha se edhe pse në Shqipëri askush nuk do t’ia dijë për Rusinë, në vendet e tjera të rajonit rreziku rus është real. Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se e rëndësishme është që rajoni duhet të mbahet bashkë. Ai shtoi se BE duhet të mbështesë rajonin.

Fjala e Ramës:

“Nëse fton njerëz nga Ballkani duhet t’ju japësh kohë që të flasin pafund. Të gjithë mund të ikin, ne mund të vazhdojmë të flasim, sepse liria e fjalës ishte kaq e ndaluar, ne vijmë nga ferri. Atë ferr s’mund ta imagjinosh. Ajo çfarë tha e Abazi ka të bëjë me dobësitë, cenueshmëritë, në vendet e tyre ndikimi rus është i pranishëm dhe rreziku rus është real. Në Shqipëri askush nuk duan t’ja dinë më për Rusinë se kishin Stalinin deri në 90. E hoqën qafe më parë tani po i hyn nga dera e pasme, kjo është arsyeja pse rajoni duhet të mbahet bashkë dhe të rrijë bashkë dhe BE me rajonin sepse ekzistojnë këto shtresa të ndikimit rus të cilat janë shumë aktive.Me një qasje jo aktive nga BE gjërat mund të kthehen në telash. Prandaj duhet të jemi bashkë.

Është shumë thelbësore që edhe Serbia është e përfshirë deri tani, jo plotësisht ku flasim për sanksionet, po keu vjen puna për të mbajtur të njëjtën linjë me Kombet e Bashkuara është mirëfilli pjesë. Kur vjen fjala për ne nuk ka problem, mund të na fusin, mund të na lënë tek dera. Ne nuk do të heqim dorë, mund të na lini tek dera por ne nuk do të heqim dorë. Mos na thoni gjithë kohës që duam të martohemi por s’duam të flasim se është çmenduri. Le të flasim njëherë pastaj të martohemi, unë jam martuar vonë meqë ra fjala. Unë e di që mund të shkojë shumë mirë në një bashkëjetesë paqësore deri në martesë. Tani duhet të krijojmë mekanizma afrimi që nuk janë të kushtëzuara nga detyrat individuale”-tha Rama.

Të këshilluara

Rrahu gruan, arrestohet 47-vjeçari në Maliq

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Mali...

10:47

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI