Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"Më mirë se Brukseli i mërzitshëm"/ Rama: I dhamë buzëqeshje dje Europës

Lapsi.al 7 December 2022
"Më mirë se Brukseli i mërzitshëm"/ Rama: I

Sot kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel dhe po diskuton rreth samitit BE-Ballkani Perëndimor i cili u mbaj në Tiranë dje më 6 dhjetor. Kryeqeveritari thotë se i dha buzëqeshje Europës gjatë mbajtjes së samitit. Sipas Ramës, ata ishin më mirë se sa kur mblidhen në kryeqytet e mëdha e depresive.

"Kur më pyeti dikush pak kohë më parë 'çfarë Shqipëria do t’i sjellë Europës', i thashë 'mund t’i sjellim pak buzëqeshje.' Dje sollëm buzëqeshje në fytyrat e tyre. Ishin më mirë se sa kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm. Mendoj që është shumë më e thellë se sa ajo që duket. Ne jemi shumë besnikë dhe kurrë nuk jemi të mërzitshëm. Këto dy gjëra janë shumë të nevojshme në BE.", tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, popullariteti i BE në Shqipëri vijon të mbetet shumë i lartë. Ai shtoi se Shqipëria është vendi më proeuropian në kontinent.

Të këshilluara

Rrahu gruan, arrestohet 47-vjeçari në Maliq

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Mali...

10:47

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI