Flash

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Samiti i Tiranës, ndahen 2.6 mld euro mbështetje për energjinë në rajon

Lapsi.al 6 December 2022
Samiti i Tiranës, ndahen 2.6 mld euro mbështetje për

Pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, forcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja në rajon, sfidat e emigrimit dhe lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar do të jenë disa nga temat kryesore që do të diskutohen në 6 Dhjetor në samitin e 27 vendeve anëtarë të BE me partnerët e Ballkanit Perëndimor, sipas burimeve zyrtare nga Unioni Europian.

Ky është samiti i parë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Diskutimet në takimin e sotshëm në Tiranë, pritet të fokusohen edhe në efektet negative për furnizimin e rregullt me energji dhe ushqime pas luftës në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi më herët se tashmë ka një mbështetje financiare për të ndihmuar vendet në Ballkanin Perëndimor të përballen me mungesat dhe çmimet më të larta.

“Ne kemi krijuar një paketë mbështetjeje për energjinë që të gjithë së bashku duhet të mobilizojnë të paktën 2.5 miliardë euro për Rajonin”, – tha Várhelyi.

Liderët e BE-së pritet që sot të propozojnë një plan veprimi për emigracionin, i cili parashikon 20 masa operacionale të strukturuara në 5 shtylla:

1-         Forcimi i menaxhimit të kufirit;

2-         Përshpejtimi i procedurave të azilit;

3-         Lufta ndaj kontrabandës së emigrantëve;

4-         Rritja e bashkëpunimit për ripranimin dhe kthimet;

5-         Arritja e harmonizimit të politikave të vizave

Plani i ri i veprimit për emigracionin synon të forcojë bashkëpunimin për menaxhimin e kufijve me partnerët në Ballkanin Perëndimor në dritën e perspektivës së anëtarësimit në BE.

Një çështje delikate, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është kthyer në krye të agjendës pas luftës në Ukrainë. Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit do të diskutojnë sot mënyrat e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe politik, me fokus të veçantë të rinjtë.

Ata gjithashtu do të vlerësojnë progresin e bërë drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor me tregun e brendshëm të BE-së, modernizimin e sistemeve të pagesave në përputhje me standardet e BE-së dhe zbatimin e “korsive të gjelbra” një nismë për të lehtësuar logjistikën ndërkufitare dhe tregtinë ndër-rajonale.

Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes , të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës.

Kjo përfshin luftën ndaj manipulimit të informacionit dhe përmirësimin e sigurisë kolektive kibernetike./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites. Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet që të sjelli zhvillim ...

07:16

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI