Flash

Princ Harry dhe Meghan Markle përballen me akuza

Lapsi.al 6 December 2022
Princ Harry dhe Meghan Markle përballen me akuza

PrincHarry dhe Meghan Markle po përballen me akuza pas publikimit të dokumentarit. Dyshja dyshohet se përdorën një foto që ata vetë e miratuan që të bëhej duke sugjeruar se shtypi po pushtonte privatësinë e tyre.

Traileri tregoi një fotograf duke marrë një foto të Harry, Markle dhe djalit të tyre të vogël Archie në rezidencën e Kryepeshkopit Desmond Tutu në Afrikën e Jugut në vitin 2019.

Megjithëse fotoja dukej se ishte bërë pa miratimin e tyre , ajo në fakt u shkrep nga një fotograf i cili ishte pjesë e një pakete të akredituar shtypi.

"Kjo fotografi e përdorur nga  Harry dhe Meghan për të sugjeruar ndërhyrje nga shtypi është një gënjeshtër," shkroi në Twitter  korrespondenti mbretëror britanik Robert Jobson. “Është marrë nga  rezidenca e Kryepeshkopit Tutu në Cape Town. Vetëm 3 persona ishin në pozicionin e akredituar. H&M ranë dakord me qëndrimin. Unë isha atje."

Jobson më pas postoi në Twitter një foto të tyre duke  prezantuar Archie-n.“Kjo shkrepje nga unë nga i njëjti pozicion i akredituar  është bërë në rezidencën e Kryepeshkopit Tutu në Cape Town”. “Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. Askush tjetër nuk u lejua të hynte. Ne i ndamë fjalët dhe fotot me mediat në Mbretërinë e Bashkuar.”

Disa gazetarë zakonisht ftohen t'i bashkohen familjes mbretërore në vizita zyrtare dhe turne të huaja. Shpesh gjatë këtyre udhëtimeve, vetëm një ose dy reporterë dhe fotografë do të ftohen për t'u bashkuar në takime të caktuara si me Kryepeshkopin Tutu. Ata pastaj ua dërgojnë raportimin e tyre kolegëve gazetarë./Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Kirstie Alley

Aktorja Kirstie Alley ka ndërruar jetë në moshën 71 vjecare. Lajmi u konfirmua nga fëmijët e saj: djali William dhe vajza Lillie. Dyshja zbuloi përmes mediave s...

09:37

Roza Lati pjesë e Big Brother Vip 2

E teksa data afron çdo ditë po zbulohen emra të rinj që do të jenë pjesë e aventurës më shumë se 100 ditore të “Big Brother Vip 2”. Së fundmi, është zbuluar ...

12:30

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI