Flash

PD reagon për incidentin: Arsyet pse u sulmua Berisha

Lapsi.al 6 December 2022
PD reagon për incidentin: Arsyet pse u sulmua Berisha

Partia Demokratike e Shqipërisë reagoi sot pas sulmit ndaj kreut të PD-së Sali Berisha.

PD deklaron se goditja ndaj Berishës është përpjekje për të dështuar protestën dhe trembur Berishën dhe opozitën.

DEKLARATA E PD:

Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, u godit sot në mesditë ndërsa po u printe paqësisht mbështetësve të opozitës drejt një manifestimi pro-europian në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Bandat e Ramës, në qeveri dhe në rrugë, organizuan me Çuçin e Edit një akt kriminal prej frikacaku goditjen e ish-Presidentit, ish-kryeministrit dhe liderit historik të forcës së parë anti-komuniste në Shqipëri, Dr. Prof. Sali Berishes.

Nje retorikë e mbushur me sulme personale të përfaqësuesve qeveritarë, dhe të kryeministrit Edi Rama, parapriu aktin kriminal te sulmit ndaj z. Berisha.

Gjuha e ngarkuar me dhunë e ministrit të Brendshëm, kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste në pushtet, dhe kryeministrit Rama, paraprinë goditjen sot të shefit të opozitës shqiptare, si përpjekje ekstreme për të dështuar protestën e popullit opozitar. Asnjëherë më pare, që nga diktatura e Enver Hoxhës, një lider i opozitës nuk është goditur verbalisht kaq egër, dhe më pas porositur edhe sulm fizik ndaj tij.

Për të kryer aktin e shëmtuar kriminal Rama & Çuçi, u zgjodh Gerti Shehu, agjent i Policisë kriminale, person problematik, me lidhje më të majtën, i cili ishte porositur të deklaronte se, me aktin e tij nuk po zbatonte porosinë e Ramës dhe Çuçit, por të një vëllau musliman, për t’i dhënë karakter islamik, si varianti më i besueshëm për audiencën ndërkombëtare.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë, akt i cili dëshmoi para botës fytyrën e vërtetë të rregjimit të Edi Ramës. Ky akt kërcënon paqen politike dhe sociale në vend, dhe për këte Edi Rama, ministri i tij i familjes Çuçi do të mbajnë të gjitha përgjegjësitë.

Çdo përpjekje për ta trembur Sali Berishën, për ta trysnuar opozitën, mbështetësit e saj dhe njerëzit e lirë, është një përllogaritje e mjerë e atyre që mendojnë se milionat e vjedhur shqiptarëve, dhe dhuna verbale dhe fizike do t’u mbyllin gojën.

Plaga në fytyrën e Doktor Berishës është maska që ra nga fytyra e Edi Ramës. Është një njollë turpi pikërisht në ditën, të cilën ai po e reklamonte si të prosperitetit, stabilitetit dhe normalitetit.

Opozita nuk ia fal Edi Ramës këtë cënim të kodeve morale dhe politike. Ai është sot armiku ynë publik dhe politik, dhe me të do të ndeshemi me të gjitha mjetet që bota demokratike i ka dëshmuar çdo ditë në të pesë kontinentet.

Të këshilluara

Lulzim Basha i del në krah Berishës

Pas sulmit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i ka shprehur solidaritet ndaj “kundërshtar...

15:44

Sulmi ndaj Berishës, reagon Edi Rama

Deklaratë e Kryeministrit Edi Rama: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi orga...

15:32

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI