Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Me armë dhe dylbi në makinë, arrestohen të rinjtë në Lezhë

Lapsi.al 6 December 2022
Me armë dhe dylbi në makinë, arrestohen të rinjtë

Dy të rinj janë arrestuar në Lezhë. Kjo erdhi pasi në makinën me të cilën lëviznin iu gjetën të fshehura një armë zjarri, fenelina e dylbi.

"Gjatë operacionit, në qytet Lezhë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip "Dodge", me drejtues shtetasin D. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. N. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me 5 fishekë në të, fenelina dhe dylbi.”, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan automjeti, arma e zjarrit pistoletë, fenelinat, dylbitë dhe aparate celulare. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

Fotot/Qendra e Tiranës në shtetrrethim

Qendra e Tiranes gardh. Forcat e policisë janë shtuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” , zonë e cila cilësohet brenda perimetrit të sigurisë, për shkak të mba...

08:13

Parashikimi i motit për këtë të martë

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites. Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet që të sjelli zhvillim ...

07:16

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI