Flash

Kim Kardashian merr urdhër mbrojtje ndaj fansit të saj

Lapsi.al 6 December 2022
Kim Kardashian merr urdhër mbrojtje ndaj fansit të saj

Kim Kardashian ka marrë një urdhër ndalimi ndaj ndjekësit të saj të fundit.

Urdhri pesëvjeçar i mbrojtjes kundër burrit në fjalë, Andre Persaud, u dha të hënën në Los Anxhelos, sipas TMZ.

Persaud-it i ndalohet të kontaktojë me Kardashian dhe të rrijë në një distancë prej 100 metrash larg saj.Si pjesë e urdhrit,  i ndalohet edhe posedimi i arm*ve të zjarrit dhe duhet të dorëzojë.

Kim, i kishte thënë gjykatës se Persaud u paraqit në shtëpinë e saj tri herë në gusht. Ai pretendoi në mediat sociale se ishte i armatosur dhe këmbënguli që të dy të komunikonin "në mënyrë telepatike". Ajo u shpreh se ishte e shqetësuar se  mund të bëhej i dhunshëm fizikisht.

Ndërsa ekipi ligjor i Kardashian ishte i pranishëm për vendimin, themeluesja e Skims vendosi të mos merrte pjesë.

Sipas burimeve, Kim Kardashian ishte në LA për të festuar ditëlindjen e 7-të të djalit Saint.

“Gëzuar ditëlindjen e 7-të për djalin tim të vogël,” shkroi ajo poshtë  disa fotove me Saint në Instagram. “Të dua kaq shumë! Më pëlqen të të shoh teksa ti rritesh në një djalë kaq të sjellshëm. Mami të do përgjithmonë!”Ajo postoi gjithashtu në story  një klip të shkurtër të pianistit fitues të Grammy, Philip Cornish, të cilin e punësoi për të luajtur këngën “Happy Birthday”. /Lapsi.al

 

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/12/01/kim-kardashian-hedh-poshte-marreveshjen-me-balenciaga/

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Kirstie Alley

Aktorja Kirstie Alley ka ndërruar jetë në moshën 71 vjecare. Lajmi u konfirmua nga fëmijët e saj: djali William dhe vajza Lillie. Dyshja zbuloi përmes mediave s...

09:37

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI