Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Grushtoi kryedemokratin/ Policia: Dhunuesi me precedentë kriminalë për plagosje

Lapsi.al 6 December 2022
Grushtoi kryedemokratin/ Policia: Dhunuesi me precedentë kriminalë

Policia e Tiranës ka reaguar pas sulmit fizik ndaj liderit të opozitës Sali Berisha. 31-vjeçari Gert Shehu goditi me grusht në fytyrë ish-kryeministrin gjatë protestës së organizuar nga opozita në shesh.

Sipas njoftimit të policisë, Shehu rezulton me precedentë të mëparshëm kriminalë  për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi G. Sh. goditi me grusht, deputetin S. Berisha, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Tiranë po kryejnë veprimet procedurale për shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal. Ai ka precedentë për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë. Hetimet po vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët banesa në Durrës

Në banesë është përshirë nga flakët këtë paradite në Durrës. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.8 të qytetit. Mësohet se kati i dytë i një shtëpie u përfshi nga flakët...

10:59

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI