Flash

Berisha: Gert Shehu agjent i policisë kriminale, u përdor nga Ardi Veliu

Lapsi.al 6 December 2022
Berisha: Gert Shehu agjent i policisë kriminale, u përdor nga Ardi

Kreu i PD Sali Berisha doli në konferencë për të shpjeguar se kush është personi që u godit dhe kush e ka dhënë porosinë. Sipas Berishës, Gert Shehu është tipik i njerëzve që përdoren për t'u infiltruar nga policia në rrjetet kriminale. Ai është arrestuar me 1.9 gram drogë në 2016 dhe kjo është bërë për t'u bërë më i besueshëm për infiltrimin si agjent i policisë kriminale.

"Siç e patë ishte një akt agresiv kriminal i një personi që plotëson cdo kusht për të qenë i përdorur, por ajo që është më flagrante është se personi është agjent i policisë kriminale. Është agjent i policisë kriminale, kontigjent me doza të vogla sic futen në rrethet e trafikantëve, probleme me disa çrregullime. Por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të, dëshmon që gjithçka ishte e përgatitur. Fakti se zyra e tij e kishte gati shkresën, gjithmonë këta persona përdoren, se një njeri normal nuk keqpërdoret. Pra Edi Rama duke dashur të paraqesë veten dorëjashtë, është 100% dorëbrenda.

Këtu thuhet, "vërtetim mjekësor për t’u përdorur kudo që t’i nevojitet". Por ky vërtetim mjekësor, nuk ka asnjë datë. Ai që e lexon këtë thotë se ky mund të jetë i vitit 2018, pasi thotë që "U paraqit në klinikë në janar të 2018", por është shumë i cuditshmë, sepse thotë që "episodi i fundit në 2022 u rekomandua të dërgohej në klinikë dhe pasi mori ndihmën e parë u rikthye në shtëpi i qetësuar". Qeveria e kishte bërë gati aktin kriminal aktin e një agjenti të policisë kriminale të përdorur nga Çuçi i familjes. Por në 2022 ka marrë rinovim patente, si i sëmurë psiqik nuk e merrte dot. Ky është akt i përgatitur nga Edi Rama, Blendi Çuçi dhe Ardi Veli. Autori i ka shërbyer policisë kriminale në rrjetet e trafikantëve dhe për rrjetet e xhamisë. është i regjistruar kur pohon se plotësova porosinë e vëllait Musliman. Në fakt, porosia është e një të pafe, Edi Ramës, të pafe dhe ministrit Bledi Çuçi" tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI