Flash

Berisha: Agresori, agjent i policisë kriminale

Lapsi.al 6 December 2022
Berisha: Agresori, agjent i policisë kriminale

Sali Berisha deklaroi në një konferencë nga selia e Partisë Demokratike se autori i sulmit ndaj tij në protestën e sotme është një agjent i policisë kriminale.

Sipas Berishës, 31-vjecari Gerti Shehu ka një kartele crregullimi mendor por fakti që këtë dokument e kishte Ednri Fuga dhe ia shpërndau medjave me shpejtësi provon se sulmi ishte i mirëmenduar nga qeveria.

“Siç u pa ishte një akt agresiv kriminal i një personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur. Por ajo që është më flagrante është personi, personi është agjent i policisë kriminale. Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale. Kontigjent me minimale siç futen me doza të vogla në rreth trafikantësh. Problem, me disa çrregullime, por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokumenti shëndetësor për të dëshmon se gjithçka është e përgatitur”, tha Berisha. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI