Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

31-vjeçari grushtoi ndaj tij/ Berisha akuza qeverisë: Kaluan në një akt kriminal

Lapsi.al 6 December 2022
31-vjeçari grushtoi ndaj tij/ Berisha akuza qeverisë: Kaluan në

Pasi mbylli protestën, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë. Kryedemokrati tha se ata kanë organizuar sulmin fizik ndaj tij. Ndër të tjera Berisha tha kjo ishte protesta e jetës, që sipas tij do të shkruhet me germa të arta.

“Regjimi i shëmtuar bëri gjithçka që protesta jonë të mos zhvillohej, kaloj edhe në një akt që dëshmoi karakterin për një krimineli si Edi Rama. Ai që e organizoi zgjodhën një person që mund të bëjë çdo gjë. E panë si një masë të fundit pasi ju panë juve protestues. Këtë protestë historia do ta shkruaj me germa të arta. Kjo e sotmja ka qenë kryeprotesta e jetës. Nuk ka forcë në botë që të na ndalojë.” tha Berisha.

Ndërkohë kujtojmë se kreu i PD-së Berisha kërkoi lirimin e Gert Shehut, 31 vjeçarit që e goditi me grusht gjatë protestës së sotme.

“Liroje fatkeqin sepse është një mjeran. Ka shitur veten... ka vetëm një arkitekt, është vetëm Edi Rama”- u shpreh Berisha.31-vjeçari Gert Shehu u shoqërua për në spitalin e Traumës. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për incidentin. Edhe Meta dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm të opozitës, kanë akuzuar Edi Ramën se e ‘kishte infiltruar’ këtë person me qëllim që të godiste ish-kryeministrin. Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët banesa në Durrës

Në banesë është përshirë nga flakët këtë paradite në Durrës. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.8 të qytetit. Mësohet se kati i dytë i një shtëpie u përfshi nga flakët...

10:59

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI