Flash

William dhe Kate gati të thyejnë rregullat mbretëror

Lapsi.al 5 December 2022
William dhe Kate gati të thyejnë rregullat mbretëror

Duket se 'lufta' midis Princit William dhe Princit Harry së shpejti mund të arrijë nivele të paprecedenta.

Këto raportime vijnë nga mediat e huaja veçanërisht kur tensionet midis Harry-t dhe Meghan Markle me 'The Firm' po rriten çdo ditë, ndërsa pritet publikimi i dokumentarit të tyre dhe autobiografisë së Harry-t. Por, ndërsa pjesa më e madhe e dramës ka ardhur nga 'Team Sussex', duket se Will dhe gruaja e tij, Kate Middleton, mund të jenë gati të thyejnë rregullin e Familjes Mbretërore për të mos komentuar publikisht problemet familjare.

Sipas 'The Daily Beast', Will dhe Kate kanë "deklaruar se do të luftojnë kundër asaj që ata e shohin si pretendim të pabazuar që bëjnë Harry dhe Meghan" në dokumenatrin e tyre në 'Netflix'. Nuk është e qartë saktësisht se si do 'luftojnë' Will dhe Kate, por çdo përgjigje nga Princi dhe Princesha e Uellsit do të bënte bujë.

"Ekipi i Princit dhe Princeshës do të presë të shohë se çfarë ka në seritë e Netflix përpara se të vendosë se çfarë të bëjë, por të gjithë e dimë pak a shumë çfarë do ndodhë" -tha një burim për 'Sunday Express'.

Traileri i dokumentarit të Harry dhe Meghan u publikua gjatë udhëtimit të fundit të William dhe Kate në Boston si një "deklaratë lufte".

Dhe teksa ende nuk dihet shumë rreth përmbajtjes së tij, duket se Will dhe Kate (dhe anëtarët e tjerë, si Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla) ndoshta do të kenë dëshirën për të 'luftuar' kundër pikave/zbulimeve të shumta të bëra në dokumentarë.

"Unë sinqerisht mendoj se do të jetë më keq nga sa mund të imagjinojnë anëtarët e familjes mbretërore. Më kanë thënë se do të jetë krejtësisht shpërthyes dhe do të jetë shumë i dëmshëm... Shumë njerëz janë ose pro Sussex ose pro-William dhe Kate," - tha një burim për 'The Mirror'.

Të këshilluara

Roza Lati pjesë e Big Brother Vip 2

E teksa data afron çdo ditë po zbulohen emra të rinj që do të jenë pjesë e aventurës më shumë se 100 ditore të “Big Brother Vip 2”. Së fundmi, është zbuluar ...

12:30

Angelina Jolie sulmon sërish Brad Pitt

Angelina Jolie ka sulmuar sërish Brad Pitt në lidhje me pronësinë e verës së tyre Chateau Miraval. Brad akuzoi fillimisht  Jolie se kishte shitur pjesën e sa...

12:06

Kanye West akuzon Kim për tradhëti

Kanye West ka deklaruar se dikur "kapi" ish-gruan e tij, Kim Kardashian, me lojtarin e NBA Chris Paul. Reperi,shkroi se donte të "thente një dritare të fundi...

16:31

Del në ankand avioni privat i Elvis Presley

Avioni privat i Elvis Presley-t, ka dalë sërish në ankand pasi u braktis në një shkretëtirë të New Mexico-s. Mjeti fluturues Lockheed 1329 Jetstar, i prodhua...

16:09

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI