Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, prangoset 39-vjeçari në Pogradec

Lapsi.al 5 December 2022
Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, prangoset

Operacioni policor i koduar "Perimetri 202" ka sjellë arrestimin e një personi nga policia e Pogradecit.  39-vjeçari, i cili po transportonte kundrejt fitimit 5 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, u kap në flagrancë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. L., 39 vjeç, banues në Korçë. Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore e kanë kapur këtë shtetas në Pogradec, duke transportuar kundrejt fitimit, në drejtim të Tiranës, me automjetin tip "Benz", 5 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm drejt shteteve të BE-së.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI