Flash

Shakira mohon aludimet për një romancë të re dashurie

Lapsi.al 5 December 2022
Shakira mohon aludimet për një romancë të re dashurie

Shakira ka mohuar  zërat për një lidhje të supozuar sentimentale me instruktorin e saj të sërfit.

Përmes një deklarate, ajo ka kërkuar që këto “spekulime” të lihen mënjanë, pasi në këtë moment  është fokusuar e totalisht në mirëqenien e dy fëmijëve të saj. “Në respekt për fëmijët e mi kërkoj nga mediat të ndalojnë spekulimet. Nuk kam partner. Po i përkushtohem tërësisht fëmijëve të mi dhe mirëqenies së tyre”, thuhej në shënimin që artistja i  dërgoi agjencisë Efe dhe mediave të tjera.

Mohimi i këtyre spekulimeve vjen dy ditë pasi Shakira dhe Pique nënshkruan  marrëveshjen për kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre. Pothuajse një muaj më parë, artistja dhe ish-futbollisti njoftuan se kishin arritur një pakt për ndarjen e tyre, ku përfshihet se Shakira do të shkojë të jetojë në Miami me Sashën dhe Mila.

Piqué do të mund të shkojë t'i shohë sa herë të dojë. Gjithashtu  shpenzimet e atyre udhëtimeve do të përballohen nga të dy, sipas kushteve të marrëveshjes. “Ne kemi nënshkruar një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë”, thanë të dy në një deklaratë. "Qëllimi ynë i vetëm është t'u ofrojmë atyre siguri dhe mbrojtje. Ne vlerësojmë interesin e treguar. Por shpresojmë që fëmijët të mund të vazhdojnë jetën e tyre në një mjedis të sigurt dhe të qetë."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Roza Lati pjesë e Big Brother Vip 2

E teksa data afron çdo ditë po zbulohen emra të rinj që do të jenë pjesë e aventurës më shumë se 100 ditore të “Big Brother Vip 2”. Së fundmi, është zbuluar ...

12:30

Angelina Jolie sulmon sërish Brad Pitt

Angelina Jolie ka sulmuar sërish Brad Pitt në lidhje me pronësinë e verës së tyre Chateau Miraval. Brad akuzoi fillimisht  Jolie se kishte shitur pjesën e sa...

12:06

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI