Flash

Raportohen shpërthime në dy baza ajrore në Rusi

Lapsi.al 5 December 2022
Raportohen shpërthime në dy baza ajrore në Rusi

Janë raportuar shpërthime në dy baza ajrore në Rusinë qendrore, qindra kilometra në lindje të zonës luftarake në Ukrainë. Incidentet erdhën pasi Rusia ka kryer një fushatë masive sulmesh ajrore brenda Ukrainës. Ato synonin rrjetin elektrik të vendit dhe infrastrukturën tjetër civile. Raportohet se të paktën një shpërthim i madh ndodhi në një bazë ajrore ushtarake ruse në rajonin e Saratovit, rreth 600 kilometra në lindje të Ukrainës, ndërsa një tjetër shpërthim ndodhi në një aeroport jashtë Ryazanit, në juglindje të Moskës.

Postimet në mediat sociale nga banorët e qyteteve Engels dhe Saratov, më 5 dhjetor, tregojnë për shpërthimin në bazën ajrore Engels-2, rreth orës 6 të mëngjesit me kohën lokale. Guvernatori i Saratovit, Roman Busargin, u bërë thirrje banorëve vendas të qëndrojnë të qetë.

“Dua të them se nuk ka ndodhur asnjë ngjarje e jashtëzakonshme në zonat e banuara të qytetit”, tha ai.

“Nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Nuk është dëmtuar infrastruktura civile. Informacionet për ngjarjet në objektet ushtarake po kontrollohen nga agjencitë e sigurisë”, shtoi ai.

Ende ka asnjë konfirmim për arsyen e shpërthimit.

Zelensky akuzon Rusinë për "terrorizëm energjetik"

Kanali i pavarur rus në telegram, Astra, raportoi me burime se një dron i paidentifikuar u përplas në bazë dhe se dy bombardues me rreze të gjatë Tu-95 u dëmtuan, si dhe dy pjesëtar të personelit ushtarak u plagosën. Baza ajrore Engels-2 thuhet se është përdorur si vend prej ku nisën sulmet ajrore më 24 shkurt. Gjithashtu më 5 dhjetor, agjencia shtetërore e lajmeve, RIA Novosti, raportoi një shpërthim karburanti në një aeroport jashtë qytetit të Ryazanit, rreth 200 kilometra në juglindje të Moskës.

Sipas raportimeve, tre persona u vranë dhe gjashtë u plagosën në incident dhe një avion u dëmtua. Agjencia e lajmeve, Vishegrad 24, raportoi se shpërthimi ndodhi në aeroportin ushtarak Dyagilevo, i cili është gjithashtu një bazë strategjike bombarduesish. Zyrtarët në rajonin Ryazan nuk i kanë komentuar këto raportime të mediave./REL

Të këshilluara

Gazetari turk dënohet me gati 300 vjet burg

Një gazetar i shquar turk, i cili u akuzua për shpifje ndaj një grupi radikal të lidhur me Al-Kaedën, që mbështeti Osama bin Ladenin dhe bëri thirrje për xhihad...

11:33

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI